Don Omar më 14 gusht,koncert në Shqipëri


Epo që kishte dhe Cavalli Beach (jo plazh po beach eh!) në Shqipëri s'do më kishte shkuar në mëndje.Jo për gjë se me kafe Obama e Bill Klinton, u mësuam e u mësuam tani nga moda. Nejse...po flasim për Cavalli Beach, sepse aty më 14 gusht do të mbaj koncert i famshmi Don Omar (shikoni videon më poshtë). Ju do thoni po mirë mo, po ku është ky Beach_i? Mesa mësova është në gjirin e Lalezit.Po mirë do thoni juve, po gjiri i Lalezit ku është? Po unë ta dija o burrë i bija shkurt nuk i bija kaq larg e larg.Sa gjire janë bo tani, gjire të reja, gjire të vjetra,gjire Dolce Gabbana...seriozisht!!! A s'ka emra shqip? Biletat mund ti blini tek pikat e kompanisë Abissnet e cila sponsorizon koncertin e aty mund të pyesni dhe për vendodhjen e gjirit ose google map. Opa! Kudurooooo!


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.