Header Ads

Këngëtarët koreanë përshëndesin fansat shqiptarë!


Nëse nuk e dinit, po ju themi që ne jemi pak të fiksuar pas K-Pop (Muzikë Pop nga Koreja). Mënyra sesi vishen,ritmet,realizimi i veçantë i videove,efektet speciale e të tjera elementë që ndryshojnë shumë nga skena europiane dhe amerikane e kësaj muzike, na kanë bërë për vete. Mesaduket,falë YouTube, K-Pop ka arritur të krijojë fansa të shumtë dhe në Europë, ku para pak kohësh disa prej artistëve më të njohur korean dhe kanë dhënë një koncert (në Francë). Për më tepër, ata kanë realizuar dhe një video ku falenderojnë të gjithë fansat europian për mbështetjen artistike. Në video, artistë të ndryshem shfaqen duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhet faleminderit në disa gjuhë europiane dhe gjithashtu...në shqip (shiko foton mësipër). Yeeeaaah! Më poshtë ne po ju sjellim një video remiks të disa prej grupeve dhe këngëve më të mira të K-Pop gjatë fundvitit të shkuar.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.