Miss Shqipëria 2011 është Kejdi Jashari...një tjetër adoleshente
Nuk e di, por po imagjinoja sikur vajza ime 16 vjeçare, mbesa apo qoftë dhe vajza e ndonjë të njohurit/njohurës sime të parakalonte nën vështrimin e një jurie të paktën dhjetë vjet më të madhe në moshë e cila e mat nga koka tek këmbët trupin e saj mbuluar me rroba banje dhe... brrrrrrrrrrr ma bëri mishi. Kur u bëmë kaq...jo tolerantë, por ekstremist do ishte mirë të thoja? Ne, vëndi që kemi pasur problemin më të madh të tregtisë së mishit në Europë, lejojmë pa problem adoleshente të parakalojnë në skenat e spektakleve kështu...Jo mirë! Mendojë se problemi i gjetjes së vajzave për të konkuruar në spektakle të tilla nuk duhet të zgjidhet me uljen e moshës. A çka është e rradhës, do lejojnë dhe 13 vjeçaret? Bllajk! I them këto mendime pasi Miss Bikini në këtë konkurs bukurie u shpall një gjashtëmbëdhjetë vjeçare. 16 vjeç! Bllajk! Si mos të kenë faj femrat shqiptare që kur mbushin 21 ju ikën petulla thonë u plakëm! Me këto mentalitete moderrne" që kanë spektaklet tona...se pastaj ftohemi dhe si opinionistë dhe japim mendime lmao. Ncuq Ncuq! Kaq kisha thënë unë rreth spektaklit, nëse doni të dini më tepër ja po ju them që e transmetoi TVSH_ja dhe s'ka nevoj për më tepër. Më poshtë po ju sjellim disa foto të Kejdit, një pjesë e të cilave janë realizuar gjatë pjesmarrjes së saj në programin "Albania's Next Topmodel" vjet...kur ishte 16 vjeç.
Post a Comment