Afërdita Dreshaj në kopertinën e "Anabel"
Ajjjjjjjjjjjj unë kujtova se ishte Emina Cunmulaj fillimisht, ndoshta ngaqë lexova titullin "Bukuri perfekte",por dhe Afërdita mezi njihet. Arsyeja? Ka të bëj me faktin që ky numër i kësaj reviste ka një pjesë të tijin në 3D (përfshirë dhe kopertinën) e për ta parë më qartë (e shumë më afër) do ju duhet të përdorni syzet e posaçme 3D. Kjo do të thotë që do ta shikoni Afërditën sikur e keni përballë (për një efekt më të mirë fikni dritat dhe shikjeni në errësirë). Ne e ♥ Afërditën dhe mezi po presim finalen e Miss Universe 2011, sepse jemi të sigurt që nuk kthehet pa një Top5 në Shqipe. Ndërkohë na vizitoni së shpejti, pasi do publikojmë fotot e saj zyrtare të pjesmarrjes në Miss Universe
Post a Comment