Header Ads

Eliza Dushku me të dashurin festojnë në Kosovë - Foto


Ne ishim të parët që ju njoftuam se i dashuri i Elizës, Rick Fox gjithashtu do shoqëroj aktoren e njohur në udhëtimin e saj në trojet shqiptare dhe këtu po ju sjellim fotot nga festimet në Kosovë tek klubi Duplex. Meqë jemi tek Eliza desha të shtoja dhe diçka; Kam lexuar në komente të ndryshme e ndoshta ndonjë shkrim ku Eliza cilësohet si aktore amatore apo jo aq e famshme etj budadalliqe të tilla. Duke qënë se kam shkruar për të që në 2001 kur ende nuk njihej në Shqipëri dhe në mënyrë të vazhdueshme kam ndjekur aktivitetin e saj, më vjen keq të lexoj mendime të tilla. Së pari Eliza ka tërë jetën në kinematografi dhe ka interpretuar me aktorë dhe ikona të kinematografisë amerikane e botërore. Ndoshta nuk është aktore e përkryer,por është e pëlqyer dhe e respektuar në profesionin e saj. Ka mundësinë që ti thojë po dhe jo një projekti të rëndësishëm kinematografik dhe paguhet me mbi një milion dollarë për film. Së fundmi...kuptoni qe Hollivudi nuk përbëhet nga 10 aktorë shumë të talentuar dhe dhjetë të tjerë për të cilët shkruhet tërë kohës. Ka me dhjetra mijra të tjerë të cilët në pamundësi për të bërë seks me Tom Cruise, në vend të pozimit për kopertinat e revistave, bëjnë punën e tyre të përditshme dhe janë mëse të lumtur. Ene kshu!






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.