Elvana Gjata në kopertinën e iMedica


Pas disa videosh,publikimit të albumit të ri dhe koncerteve në mbarë vendin zor se mund të kaloj dita pa dëgjuar emrin apo një këngë të Elvana Gjatës. Së fundmi ajo ka pushtuar dhe kopertinën e revistës iMedica. Pu pu pu pu pu këmbët...HOT!

ps. Po kjo revista përse e quan veten magazinë (revistë) ekskluzive? Jam i trashë unë nuk kuptoj se çfarë ka dashur të thojë xhaxhi autori, se tani këto fjalët ekskluzive,absolutisht,patjetër etj etj etj kanë marrë kuptime universale i fut një absolutisht ene je në rregull dukesh si gjë e zgjut lol. Pyes sepse Elvana ishte dhe në kopertinën e "Harmony" si dhe ka dhënë disa intervista në shtyp...dmth s'ka si të jetë ekskluzive për këtë revistë. Për Amy Winehouse ka shkrujt gjithë bota...nuk mund të jetë ekskluzive as kjo.Pse meshkujt tradhëtojnë e si të zgjasim rininë, janë tema të stërrpërsëritura...prandaj po pyes absolutisht pa të keq dhe patjetër pozitivisht e kam kur them; që pse kjo revistë e quan veten magazinë e për më tepër magazinë eskluzive? Ta marrim vesh kush o fruti e kush është revista këtu se në mënyrë absolute na kanë çoroditur!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.