Kanye West nuk lë Angela Martinin në promovimin e "Watch The Throne"? Qyyyy pra!
Eh....excusez moi! Sa herë do e bëjnë këtë promovimin e albumit këta se na hoqën petullën. E them këtë, pasi javën që shkoi kishin një sesion promovues, e tashmë gazeta "New York Post" po përmend dhe një tjetër të mbajtur të djelën.Oh Boooo! Që Kanye West është artist i shkëlqyer nuk e mohon dot, ashtu siç nuk mohon dot që është dhe njeriu më irritues në skenën e muzikës botërore sot. Ai është aq irritues, sa vetë Jay-Z ka pranuar se janë zënë në lidhje me planet për turneun që do kryejnë së bashku, pasi Kanye kërkon skena me llamburina me ngjyra që të krahasohet me Britney Spears për nga madhështia, ndërsa Jay-Z kërkon që shpenzimet mos të tejkalojnë koston dhe turneu të jet hip-hop. Ju përmenda këtë punën e promovimit, sepse "New York Post" ka publikuar një lajm në të cilin thuhet se Angela Martini pasi ka marrë pjesë natën e shkuar në festën për promovimin-dëgjimin e albumit "Watch The Throne", nuk është lejuar nga Kanye West që të ftohet në pas-festën (e këtu në Amerikë kena modën që shkojmë në bare,pastaj në festë,e kush mbetet nga festa shkon në pas-festë). Lajmi vazhdon më tej për të treguar se Angela bën çmos që të ndeshet me Kanye,por ky nuk do. Nazeli Kanye hahahaha! Pastaj në fund të lajmit,gazeta e mbyll me citimin e një burimi që tregon se "Ata janë në dashuri". Alllooooo! E sigurt që ka qënë prej Nju Jorku kjo që e ka shkrujt lol. Po a e përzuri ky apo janë në dashuri, cila është? Lajm koti më duket mua, aq më tepër që unë e di të sigurtë që Angela ka qënë më një gusht së bashku me një miken e saj modele në festën e parë promovuese të albumit të Jay Z dhe Kanye. Nëse do e kish kaq problem Kanye, pse do e lejonte në promovimin e parë, në festën e dytë promovuese, por jo në pas-festë? A mi moooooo! Po që këta e kanë një gjë të dy e kanë, se dhe Angela në të gjitha promovimet e këtij në Nju Jork nuk shkon kot, plus që kish vendosur dhe një status në Twitter ku tregonte se "Hera e parë që të gjitha këngët e një albumi janë të preferuara për mua.Na duhet një fjalë e re për "gjeni', sepse ky është përtej (gjeniut)". A duket super Martini, nga ky status sikur e ka lënë Kanye përjashta? Hell no!
Post a Comment