Policia shqiptare është firmato dhe në aksion
Në çdo vënd të botës (siç thonë ata që kanë parë gjithë botën tek "Opinioni") kur ushtarakët/policia shkojnë në aksion, janë të armatosur gjer më dhëmbë e me uniforma komando ndërsa policia shqiptare...vishet firmato! Shikoni këtë foto. Polici në mes ka marrë poze si supermodel me këmbën pak anash dhe veshur ka një bluze në të cilën shkruhet F.B.I (gallatë hahahhaha). Fiksim sa të bukura i paska xhinset. Ndërkohë ky në të djathtën tuaj ka veshur një polo Ralph Lauren.Djali pas tij ka atlete me drita bling-bling,ai në cep është shumë larg për tu dalluar e ky në të majtë SHYQYR paska një Policia të shkruajtur në jelekun antiplumb, e pantallonat e lagura për qejf. Ju mund të talleni sa të doni, por kjo pesçe këtu është duke pozuar përpara një aksioni special në Lazarat, ku asgjesuan 1685 rrënjë bimë narkotike. Çfarë mëkati! Si nuk ju drodh dora ore e dini ç'keni bërë apo jo! Kukuuuuu! Hahahhahahhaaha! Ok, tani seriozisht, si tha ky? 1685 bimë? Jo mo jo! Shqiptarët u ulën e i numruan 1685 rrënjë për rrënjë? Qyyyyyyyshpa! Ku ka shqiptar që ulet e numëron deri në 1000 e jo më 1685. Nëse ka ndodhur me vërte atëherë do kenë qënë 10110 rrënjë se e dini ju si numërohen. Një për F.B.I një për bling-bling,një për Polon,një për të fundit, një për policia dhe një për raportim hahahhahaha.
Post a Comment