The Voice dhe X Factor tani dhe në Shqipëri


Jallaaaaaa! Knej këta profesjonistat shkojn e thojnë që jan bo tërë robt këngëtar e ktej shkojnë bëjnë nga 15 emisione në kërkim të talenteve të reja. E për ça i dun këto emisione në Shqipe? Se jo për gjë po premtonin dhe kontratë me shtëpi diskografike hahahhahahahhaaha. Jo re jo! Kjo do jetë vërtet risi, se shtëpitë diskografike në Shqipe plasën tu ju lulzu biznesi me këto albumet që s'po i blen njeri. Këta nuk mbajtën dot "Ethet..." gjallë, për çfarë ju duhet "Vokali" ( çfarë titulli hahahhaha) dhe "I panjohuri". Për më tepër, përse shkojnë paguajnë kot të drejta të autorit dhe i japin lekë të huajve, në vend që të ulen SI PROFESIONISTA që janë dhe të krijojnë një program origjinal dhe që i përshtatet PUBLIKUT SHQIPTAR? E vërteta është, programet televizive shqiptare janë jashtëzakonisht të dobta, të mbushur me njerëz snob dhe "mendjedhënës" (opinionista që i thoni juve) të cilët flasin për një realitet prej Lizeje në botën e çudirave. Se më kapi syri emisionin e pasdites ku flisnin për edukimin dhe ushqimin e fëmijëve e përmëndën se, që fëmija të shfaq interes për të ngrënë perime duhet t'ja bësh në formë lulesh. Hajde rigon hajdeeeee! Ja do blejnë 2000 lekë kastravec t'ja bëjnë lules kalamonit se nuk e ha dot ashtu siç është, ndërkohë që shumicës së familjeve shqiptare (duke konsideruar jashtë qëndrës së Tiranës se këto që flasin veç në qëndër jetojnë) ju duhet të përzgjedhin o kastravecin o domaten sot. Pse nuk bëjnë një temë apo një emision që i përkon publikut vendas! Marrim mollën,qershin,luleshtrydhen.avokadon i fusim në grirse ene bëjme një gotë lëng frutash. Po mi po! A kanë ndëgju nonjiherë për bozë këto? Bozë re bozë!

OK, se dola pak jashtë teme. Desha të them; Përse shqiptarët mundohen të bëhen apo kopjojnë kaq shumë nga të huajt dhe nuk mundohen të gjejnë apo krijojnë diçka nga vetvetja?

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.