Header Ads

Ardi Krasta e merr të djelën pushim


Gjithçka fillo vitin e shkuar, ku në një nga ato anketat e shtypit, që në pamje të parë duken disi qesharake, filloi të pyetej se kush ishte programi më i suksesshëm i të djelës në Shqipëri - Ai i Arditit apo ai i Adit? Muaj më vonë, Klani filloi të reklamonte programin e Arditit si më të famshimin (a popullorin a më të shikuarin ,diçka e tillë)program të së djelës në Shqipe...e tashmë largimi i Adit nga "E Diell" në një farë mënyre e provon këtë. Ende nuk flitet nëse ky program do vazhdojë si më parë apo do të ndërpritet nga Top Channel, por unë di të them diçka me siguri, që Adi e di mirë kur është koha për tu larguar ndaj...nuk besoj se "E Diell" do ta ketë të gjatë. Sidoqoftë, ai do të vazhdojë me drejtimin e "Milioner" si dhe flitet se do ti rikthehet drejtimit të "Festivalit të Këngës në RTVSH"...le të shpresojmë që PO. Në lajme të tjera flitet se këtë vit festivalin do ta marrë në dorë Vera Grabocka...yeeeaaaah! E dini ç'do të thotë apo jo? Më shumë drama, më shumë lajme, më shumë interes për ta ndjekur.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.