Header Ads

Xhesika dhe Afërdita në kopertinën e revistës "Teuta"


Kjo foto duket qartë që është montazh dhe nuk më pëlqen që Teuta, ka përzgjedhur foto ku misset tona shfaqen si modele më tepër sesa misse. Misset duhet të qeshin, të jenë të ëmbla, këtu të dyja me buzët e shtrënguara duken më tepër si femme-fatale lol. Janë foto të bukura,por jashtë temës dhe rolit që vajzat kanë momentalisht. Afërdita ka një buzqeshje një milionshe e cila duket qartë në çdo foto që ju kemi sjellë prej Brazilit, ndërkohë që do donim dhe Xhesika të buzëqeshte pak më shpesh. Miss Universe Albania nuk ka një foto duke buzzzzqeshur, në të gjitha shfaqet serioze. Kjo e ka parasysh që fituesja e Miss Universe udhëton në mbarë botën për të shpërndarë ndihmë dhe mirësi.Thjesht po themi. Kopertina në përgjithësi është super, megjithse na duket e çuditshme që titulli kryesor në kopertinë s'ka lidhje me misset, por Edona Llalloshin. Do e kenë ndërruar në momentin e fundit lmao.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.