Header Ads

Dafina Zeqiri probleme me miqtë këngëtarë


Dafina mund të jetë një prej këngëtareve më të dashura të momentit, por në qarqet muzikore duket se po i rrallohen miqtë. Pas suksesit që i solli bashkëpunimi me Bleron, i cili dhe e bëri të njohur Dafinën në Shqipe, miqësia e tyre u prish për shkak të disa mospajtimeve në projektet muzikore...ose të paktën kështu u tha. Më vonë ishte një rivalitet me Genta Ismajlin që mbushi faqet e gazetave për disa kohë, e mospëlqimin midis njëra-tjetrës nuk e mohoi as Dafina e as Genta. Pas problemeve me Gentën u duk sikur Dafina filloi të shoqërohej më shpesh me Zanfina Ismailin. Ato shikoheshin shpesh bashkë, por një vit më vonë...heshtje, duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur dhe me dy këngëtaret. Vendin e Zanfinës, do ta zinte Tuna...por jo për shumë kohë. Tashmë mësojmë se dhe Tuna i është larguar Dafinës e shoqëria e tyre është ftohur. Duket se mikja më e mirë e këngëtares këto ditë është motra e saj, me të cilën po realizon dhe një videoklip.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.