Header Ads

Miss Universe: Publiku e vendosi Afërditën në Top10




Personalisht më erdhi mirë që çmimi i Miss Universe ju dha Angolës,jo sepse mendoja se e meritonte, por sepse nuk mbaj mend kur ka qënë hera e fundit që ky çmim i është dhënë ndonjë shteti afrikan. Shikoni! Direkt u bëra kandidat perfekt për jurinë e këtij konkursi bukurie i cili më tepër sesa bukurinë duket se vlerson erën politiko-shoqërore që vërtitet nëpër botë. Sinqerisht, pa mbaruar akoma sigla mbyllëse e programit, gjithkush e ka harruar se çfarë ndodhi, dhe organizatorët e këtij spektakli e kanë kuptur shumë mirë saqë japin çfarëdo vlersimi që duan se...kush do ankohet? Megjithatë unë nuk munda të rri pa i shkruar dy fjalë,sepse këtë vit u acarova nga mënyra e votimit që u zhvillua brenda një ore spektakli artistikisht, jashtëzakonisht të dobët. Brazil? Ky është spektakli që mund të ofroj Brazili? Zhgënjyes. Nuk do të futem në detaje se kush mendoja se do të zgjidhej, duhej të zgjidhej etj, por askujt besoj nuk i ka shpëtuar fakti sesi tre vende që flasin portugalisht - Brazili,Portugalia dhe Angola u seleksionuan për në finale, sepse publiku më i madh që ndiqte spektaklin këtë vit fliste këtë gjuhë. Për më tepër, misset më të përfolura si pretendente të çmimit midis të cilave dhe Miss Kosovo e Miss Venezuela...nuk arritën të futeshin në Top10, ndërkohë u seleksionua Ukraina,Kina dhe Brazili?Të parës i humbi trupi brenda fustanit,të dytës i dukej vetëm gjatësia si kineze që ishte dhe të tretës i mungonte beli. Ndërkohë, teksa vajzat parakalonin, në ekran shfaqej dhe vlersimi i teleshikuesve. Ky ishte dhe momenti më absurd i shfaqjes i cili tregoi qartë sesa i gabuar e i manipuluar ishte vlersimi i jurisë. Teksa teleshikuesit vlersuan nga Top16 me vend të parë Miss Venezuelën dhe me vend të 10 Miss Kosovën (këto mbajta mend ok), asnjëra prej tyre nuk arriti të kualifikohej në Top10 nga vlersimi i jurisë. Biles, Brazili që ishte e 11 (e disa të tjera) u futën në dhjetshe. Si mundet që më e vlersuara nga publiku të mos hyj në Top10? Për më tepër përse e lejojnë të vlersoj publiku nëse vota e tij nuk ka vlerë? Sikur asnjëri prej anëtarëve të jurisë mos të kishte vlersuar me pikë Miss Venezuelën, vetëm nga publiku ajo të paktën do kishte hyrë në Top10. Po kështu është kur ja lënë në dorë të zgjedhi më të bukurën një person me emrin Trump (përkthehet: të marrësh më të mirën prej rivalit duke përdorur burime të fshehura) hahahhahaha.


Shqipëria në këtë konkurs nuk arriti të kualifikohej në asnjë prej raundeve seleksionues, ndërsa Kosova u rendit në Top16 e jurisë dhe Top10 të publikut.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.