Header Ads

Rita Ora me Beyonce në sfilatën e "House of Dereon" dhe "Vogue"



Beyonce dhe e jëma e saj ishin në Londër javën që shkoi për të prezantuar koleksionin e ri të firmës së rrobave "House of Dereon" e cila është krijuar dhe drejtohet nga Tina Knowles (e jëma). Midis personazheve të ndryshëm të botës së spektaklit anglez, në këtë prezantim ishte e ftuar dhe shqiptarja Rita Ora e cila pozon në tapetin e kuq së bashku me Beyonce (në foto). Në lajme të tjera, Rita shfaqet dhe në numrin e fundit të revistës "Vogue" për edicionin japonez, ku reklamon një prej krijimeve të fundit të Vivienne Westwood.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.