Header Ads

Arben Bajraktaraj imazhi i Techno Marine


Nëse keni marrë në duar numrin e tetorit të revistës "Interview" apo numrin e vjeshtës të "I:D" a ndoshta ndonjë revistë tjetër, patjetër që duhet të keni vënë re reklamën e kompanisë së orave "Techno Marine". Për fushatën e re publicitare, kjo kompani ka përzgjedhur Arben Bajraktaraj, aktor shqiptar me banim në Francë i cili ka interpretuar në shumë filma të njohur, pavarsisht dhe çuditërisht pse jo shumë i njohur në Shqipëri. Disa prej filmave në të cilat ai ka interpretuar janë : Taken, Harry Potter and the Order of the Phoenix, Harry Potter and the Deathly Hollows:Part 1 dhe 2 (në rolin e Antonin Dolohov), Of Gods and Men etj, ndërkohë që është duke punuar dhe në tre filma të rinj; Man on Asphalt, To Redemption dhe Heroi (një prodhim shqiptar me regji të Luan Kryeziut).

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.