Header Ads

Kopertina kopertina! Hajde kopertina!


Skandinada Lalaj për "Klan"

Skandinada duket super dhe shumë mesdhetare, më pëlqen, por këtëj nga këmbët nuk di fotja duket si e çuditshme nëse e shikon për më shumë se 30 sekonda, ndoshta faji i editimit...sa për pjesën tjetër të kopertinës, mjafton ai blloku lejla bosh aty edhe ...shnet. "Na ishte një herë moda..." Në fakt, moda s'ka qënë asnjëherë aty, rrobaqepse po, sa të duash, kështu që "Na ishte njëherë rrobaqepsia (apo trikotazhi)" do ish më mirë.

Ps. Këtu po publikoj dhe një foto të Lalajs bërë nga Endrit Mertiri, që nuk munda të mos e lë pa postuar sepse më pëlqeu shumë.



Valbona Selimllari për "Elegancë"

Bona? BONA! Kujt i shkoi në mendje me i vendos këtë emër femrës që është simbol i bukurisë shqiptare të 20 viteve të fundit në Shqipëri? Ajo është dhe gjithmonë do mbetet VALBONA! Përveç titullit (përfshirë dhe stilin e shkronjave) gjithçka tjetër është mirë. Nuk di çfarë i ka gjet më këtë ngjyrën portokalli të gjitha revistat por jo zgjedhje e mirë ngjyrash. Titujt interesant,përveç perandorisë së Pierrit e cila ka marrë fund prej moti. Shumë demode revistat tona me shkrimet e modës,shkruajnë për ato që i dinë të gjithë, kur simotrat e tyre jashtë shkruajnë për ato çka do jenë.




Zana dhe Marigona për "Teuta"


Kjo foto është... e mahnitshme. Fiksim! Një prej kopertinave më të bukura të vitit, megjithatë...po pra po e kemi dhe një megjithatë...sa herë në vit gjenden të dyja modelet në kopertinën e Teutës? Dizajni është cool,titujt disi të gjatë e ndonjëherë pa kuptim. Yllka Kuqi-Nusja sensuale...çfarë do me thënë? F.Krasnqi tregon...me damën elegante? Hë? Ene kshu.


Vesa për "iMedica"


"Imedica" është e vetmja revistë në Shqipe e cila ka krijuar dhe përvetsuar një stil të prezantuari, prej të cilit vetveçohet nga të tjerat.Dua të them...sikur dhe mos ta vendos logon në kopertinë, vetëm nga mënyra e dizenjimit të titujve etj, dallohet se cila revistë është. Vesa duket disi e ngurtë këtu,por prapë se prapë ne na pëlqen.




Ledi Vokshi për "Tung"

Kjo revistë publikohet në Nju Jork dhe e di që është shumë vështirë për tu realizuar ndaj nuk do bëhem i keq,por sinqerisht...nëse harxhon kaq lekë e mundohesh kaq shumë përse nuk e bën të thjeshtë por me ngjyra neoni që të verbojnë lol. Nuk di çfarë bën tek kabllot Ledi,por shpresoj që të mos jetë ajo arsyeja përse ca zona s'kanë dritë këndej nga neve hahahhahaha. Fotoja është ok,por fotoja tjetër ishte shumë herë më e mirë. Në lidhje me shkrimet..."Në dasëm me rroba hua"? E bleva direkt!


Argjentina për "Avantgarde"


Një tjetër kopertinë reviste me "Argjentinën". Thonë se në Shqipe të gjithë janë këngëtarë,por nga kopertinat s'po duket kështu. Të njëjtat/njëjtët vërtiten sa në një kopertinë tek tjetra. Gjithsesi, Argjentina duket super si përherë, zor se e gjen të dalë keq në një foto. Përsa i përket kopertinës, duket e bombarduar me tituj të cilët sikur i zënë frymën këngëtares, plus që stili i gërmave është jashtëzakonisht i trashë. Logoja është super, ndërsa titujt ...shumë...si tituj lajmesh Tuna në MTV ...po po, Vesa këngë me emocion...huh? Afërdita në Miss Universe...i vonuar,Diellza foto lakuriqe pse jo...është përgjigjur 100 herë për kët'.Kush është grupi 4932? Ene kshu.



Arta Bajrami për "Kosovarja"


Shumë konfuz! Arta këndon pop-folk,vishet punk,po me kapele hip-hop,makiazh gothik...OKB! Dizajni i "Kosovares" është si i punuar me Word, por të paktën titujt i kanë fantastik "11 femra pa asnjë mashkull në shtëpi", "Jam ky që jam nuk di me dredhë e me zhdredhë" hahhahahaha. Gjithashtu revista shoqërohet me një speciale e cila ka në faqe të parë një foto të Ashton Kutçerit (hahahhahahahhaa) të para 101 vjetëve se Ashtoni tani i ka flokët dy metra, e mjekrrën shtatë pëllëmbë.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.