Header Ads

Kush ishte ajo me Kaomën tek "Këngët e shekullit" në Klan?

Po mirë mo byrazerë, kur patë "Këngët e shekullit: Nata latine" tek Klani, a nuk e vutë re që diçka nuk shkonte me grupin Kaoma? A nuk i bëri përshtypje njeriu që si këngëtarja dhe kërcimtarët nuk i përkasin fare Kaomës? Po kitaristi, tu bëfsha ai ishte, por ne në fakt ndaj e kemi pasur qejf Kaomën për kitaristin!!! Këta Kaoma e kishin emrin, po Kaoma pa Loalwa Braz e balerinët origjinal nuk është gjë tjetër veçse një numër karaoke që e shikon çdo të martë në bare pffff. Plus që kjo këngëtarja e re kishte ca shprehje si me qënë tironse puro se si braziliane as nuk dinte me kërcy hiç. Shumë i zhgënjyer! Po të ishit lodhur dhe pak më tepër në Itali e kishit Loalwa Braz e as nuk krahasohet më këtë që kishin ftuar tek Klani. Për netët amerikane rrezik do sjellin Elvisin, por meqë ka vdek do këndoj një sozi lol. Më poshtë po ju sjellim Kaoma nga interpretimi në Klan dhe Loalwa Braz në një interpretim tek Rai1.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.