Header Ads

Shqipëria në garën e "Oskar" me "Amnistia" të Bujar Alimanit



"Akademia e çmimeve Oskar" ka filluar përzgjedhjen e filmave që do konkurojnë për çmimet e ardhëshme. Si çdo vit, përzgjedhja e parë fillon me kategorinë e filmave të huaj, ku fillimisht seleksionohen 63 filmat më të mirë nga mbarë bota, të cilësuar si prodhimet më të mira dhe më të vlersuara të vitit. Nga këto 63 filma të seleksionuar paraprakisht, gjendet dhe "Amnistia" e regjizorit shqiptar Bujar Alimani. Një prodhim shqiptaro-greko-francez, "Amnestia" tregon për Elsën, bashkshorti i të cilës gjendet në burg.Kur për herë të parë në Shqipëri aprovohet ligji për takimet intime midis të burgosurve dhe partnerëve të tyre, Elsa një herë në muaj udhëton drejt burgut për tu takuar me të. Në këto takime, Elsa merr më shumë seç mund të kishte menduar. Ajo bie në dashuri me një vizitor tjetër, por gjërat komplikohen, kur shteti shpall amnesti dhe bashkshorti i saj pritet të dalë i lirë.

Ky film ka marrë pjesë në disa festivale të rëndësishme botërore si "Berlinale" dhe "Festival del Cinema Europeo" ku është vlersuar dhe me çmimin "Fipresci".

Regjizori Bujar Alimani ka lindur në 27 janar të 1969 në Patos të Shqipërisë. Ai ka studiuar në "Akademinë e Arteve të Bukura" në Tiranë dhe në 1992 është larguar për të jetuar në Greqi ku filloi të punoj si asisten regjizori në disa prodhime kinematografike greke. Në 2002, Limani prodhioi filmin e tij të parë me metrazh të shkurtër "To Katoi" pasuar nga "Ygraerio" dhe "Bussula". "Amnistia" është filmi i parë me metrazh të gjatë realizuar nga ky regjizor, në rolet kryesore të së cilit interpretojnë Luli Bitri,Karafil Shena,Todi Llupi,Mirela Naska dhe Aleksandër Rrapi. Më poshtë po ju sjellim edhe një fragmet nga filmi.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.