Header Ads

Po gazeta "Express" pse vjell vrer mbi Flori Mumajesin?


Këtë javë gazeta "Express" në Kosovë, botoi një shkrim në të cilin flitet për një bashkëpunim midis kantautorit të njohur Flori Mumajesi dhe këngëtares serbe Dunja Illic. Në këtë shkrim citohen lëvdatat që kjo këngëtare ka bërë në shtypin serb për këngën "Ne Stize Me Kajanje" kompozuar nga Flori dhe vetë kompozitorin, duke e cilësuar si këngën më të preferuar nga albumi i saj i ri. Unë gjithmonë kam besuar dhe vazhdoj të besoj se ndryshimet vijnë vetëm prej artit, dhe siç e tregon rasti në fjalë, nga ky bashkëpunim si rrallëherë kemi një serbe që publikisht flet në mënyrë pozitive për një shqiptar. Mesaduket "Express" mendon ndryshe. Në të njëjtin shkrim, gazetari Ardian Jasiqi aludon, se Flori punon më lirë për këngëtarët e tjerë të Ballkanit sidomos për serbët dhe bullgarët e instrumentalet e tij i shet me një çmim më të lirë. Mesaduket Jasiqi ka pasur rastin të shikoj librin e llogarive të këngëtarit, por do ketë harruar të lexoj në faqet e para ku tregohet se Flori ka bërë dhe këngë falas për shumë këngëtarë vendas. Gjithashtu midis fletëve, duket se i ka shpqtuar fakti si bashkëpunimet nuk janë vetëm më këngëtarë serbë e bullgarë, por dhe turk,izraelit,maqedonëas etj duke e bërë Florin një prej kompozitorëve më të njohur shqiptar në Ballkan. Ky shkrim që duket qartë se është botuar me idenë për të rrënuar reputacionin e kantautorit shqiptar në Kosovë, vazhdon me aludimet se këngëtarja Dunja ka pasur lidhje me klanin e ushtarëve të arkanit dhe ka shoqëri të ngushtë me Cecan. Ne nuk mundëm të mos pyesnim veten se nga i njeh kaq mirë gazeta "Express" klanin e ushtarëve të Arkanit apo Cecën sa të dijë dhe se kush e kur shoqërohet me ta? Po pyesim,pasi Dunja në kohën e klaneve të Arkanit ka qënë vetëm 7-8 vjeç e po na duket çudi që një 100 vjeçare si Ceca të ketë shoqëri me një 20 vjeçare si Dunja. "Express" pije një aspirinë, qetësohu, e boll hodhe baltë mbi artistët shqiptarë për arsye personale, se ju jep namin e keq gjithë simotrave të tua në Shqipe.

1 comment:

  1. plera jane kto gazetaret!!Flori is the best!!!<3

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.