Header Ads

Elvana,Flori,Andy ♥ Kanada + foto nga koncerti


Siç ju njoftuam dhe më parë,Elvana,Flori dhe Andy Gramm kanë qënë në Kanada javën që shkoi ku kanë dhënë një koncert të organizuar nga "MoDo Production". "Tre Pikat" kemi mësuar se kanë "tërbuar" komunitetin shqiptar në Toronto dhe janë larguar me përshtypjet më të mira jo vetëm nga mikpritja e pjesmarrësve,por dhe mënyra e organizimit të koncertit. Flori Mumajesi ka treguar për Albaniac se "Aktiviteti ishte i përkryer e në standarte të larta,që na bëri të ndihemi krenar,na bëri të ndihemi artist. Jemi mësuar me probleme nga më të ndryshmet në vende të tjera,probleme me të cilat nuk duhet të haset e nuk i përkasin asnjë artisti,por një gjë e tillë ishte e paimagjinueshme në Toronto.Ky aktivitet i veçantë që nga momenti i pritjes e deri në përcjellje u organizua në mënyrë impresionuese nga MoDo Production, e nëpërmjet këtij shkrimi do doja ti falenderoja për nivelin e lartë organizator dhe mbi të gjitha për respektin e treguar ndaj nesh si artistë." Ndërkohë më poshtë po ju sjellim dhe disa foto nga koncerti duke shpresuar që herën tjetër do na vizitojnë dhe në Nju Jork :)





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.