Header Ads

Festivali "Kënga Magjike"...këngë,bujë, stil por pak hite



Festivali "Kënga Magjike" di shumë mirë sesi të tërheqi vëmendjen e publikut, qoftë me emrat e këngëtarëve pjesmarrës apo me ngjarje të bujshme. Pa filluar ende konkurimi javor, dikush diku hodhi fjalën se çmimi fitues ishte shpallur tashmë,ashtu si dhe herë të tjera, pavarsisht se askush ende nuk kishte dëgjuar të gjitha këngët apo këngën për të cilën flitej se do merrte çmimin e parë (Besa me "Botën do ndryshoja"). Kushdo që hodhi këtë lajm në forume e gazeta, pavarsisht qëllimit që ka pas, veç i solli mbarësi Besës, pasi kënga e saj është e vetmja këngë nga repertori i këtij festivali (kjo është java e fundit prezantuese) e cila është pëlqyer,diskutuar,akuzuar,kushtuar vëmendje dhe përkrahur nga publiku dhe ka mundësi që në fund të fundit të jetë kënga fituese ose të paktën njëra prej tyre. Jo se këngët e tjera kanë qënë keq, thjesht disi të vakta dhe ndryshe nga vitet e tjera, ky vit nuk ka sjell atë këngën HIT që asnjëherë nuk i ka munguar "Këngës Magjike". Ndoshta,sepse vera ka qënë aq e mbingarkuar me hite të njëpasnjëshme dhe ngriti aq lart nivelin artistik, saqë pavarsisht se çfarë po publikohet këtë vjeshtë, nuk po pritet siç duhet nga publiku i cili ende nuk ka hequr nga mendja hitet e stinës së shkuar. Si i kam këto justifikimet, më të mira se të Jozenfina Topallit! Ene kshu!

Megjithatë, gara e konkuruesve ka qënë e këndshme. Interpretimet kanë qënë të mira, sidomos ai i Rezarta Shkurtës që është një ndër interpretimet më të mira skenike të këtyre dhjetë vjetëve të fundit. Pastaj...shpresat na u rritën për paqen në botë,kur më në fund Arditi arriti jo vetëm të pajtoj Rezin dhe Rozin por dhe i vuri të londrojnë, e përqafojnë e të luajnë letra me buzë e...oh paqe paqe ka lezet! Ja pse mos te luajn letra dhe Sala me Edin kështu, pastaj të këndojnë një këngë, ti bëjnë flokët e kuqe e i harrojnë të gjitha. Gallatë unë shumë gallatë.

Këngët që ne na pëlqyen më së shumti:
(Rraddha rastërore jo sipas vlersimit)

Ronela dhe Visari - Nelës : Për një moment Ronela na u duk si Dafina Zeqiri.Po ajo puna e xhaketës me gjethe marijuhane si është? Kënga e thjeshtë po e lezetshme
Besa-Botën do ndryshoja : Teksti super,muzika cool,një prej këngëve më të mira të edicionit
Kejsi Tola-Më jeto : Më në fund duket se Kejsi ka gjetë veten. E veshur shik, e sigurtë në prezantim,kënga super.
Elia-E boj unë: Këngëtarja më origjinale e këtij edicioni! FIKSIM veshja,kërcimi,prezantimi,kënga. YLL!
Rezarta Shkurta-Të jesh e mirë s'mjafton: Asnjë ankesë për Rezin. Një prej këngëve më të mira të këtij edicioni, veç aman mos i jepni më gërshërë kësaj se na bëri me fiksime. Unë po e pashë në Tiranë me gërshërë në duar, ja mbatha vrapit hahahahaha.
Era Rusi- Një lamtumirë: Era mesaduket po provon një copë nga keku muzikor i Rezit,Rozit dhe ne na pëlqen.Sa franko-italian-spanjoll jeno bo amon amon.
Eranda dhe Aldo-Pa problem: (Lexo më sipër një herë). Më pëlqen kjo kënga mua. Më kujton veten në mëngjes kur jam në dush e këndoj. /do rruaj mjekrrën/dhëmbët do i laj/pastaj do pi një kafe ndoshta një çaj/pa problem/ vesha pantallonat/i kam firmato/ ene këpucët e reja që më shkojnë me çantën/pa problem/ të haj nja dy vezë apo një kroasant/jo se kanë shumë kalori po ha një cereal/pa problem/e din ti vete hahhahahahahha ene kshu.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.