Header Ads

Pirro Çako do hedh në gjyq "Panoramën"


Pas prezantimit të Besës tek festivali "Kënga Magjike" me këngën "Botën do ndryshoja" një krijim i Pirro Çakos, fjalë filluan të përhapen në forumet e ndryshme se kënga është një kopje e "Fuckin Perfect" të Pink. Duke qënë një këngë tipike pop me ritme të lehta rroku (aq në modë vitet e fundit) të dyja këngët (si shumë këngë të kësaj gjinie) në plan të parë duken të ngjashme, por kompozitori i këngës Pirro Çako nuk ka ngurruar menjëherë të provojë të kundërtën dhe ka publikuar partiturat e këngës në mënyrë që të interesuarit të krahasojnë vetë "ngjashmëritë" midis tyre. Në fakt, midis pentagrameve nuk egzistojnë ngjashmëritë (shikoni fotot) dhe Pirro ka vërtetuar origjinalitetin e tij. Ndërkohë, ne mësojmë se kompozitori po përgatitet të hedh në gjyq gazetën "Panorama" e cila në suplementin e saj ka publikuar një shkrim, në të cilin ka akuzuar Pirro Çakon për vjedhje të "Botën do ndryshoja" nga "Fuckin Perfect" e Pink. Në forume është e vërtetë që mund të publikoj çdokush që e ka një laptop,por kur gjërat hidhen në letër...ndryshon puna. Tani...kjo puna e hedhjes në gjyq të "Panoramës" është bërë pak e zakonshme, po ndoshta Pirro e çon deri në fund lol.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.