Header Ads

Po Kadaretë ç'patën?


Çifti Kadare vizitoi Tiranën së fundmi, por vizita këtë herë ndryshe nga vitet e tjerë...ajjjjjjj nga më dolën këto fjalë.Nejse! Vizita këtë herë,mund të jetë padiskutim vizita më e çuditshme që Kadaretë mund të kenë bërë në vendlindjen e tyre. Helena Kadare,bashkshortja e Ismail Kadaresë, kishte ardhur të promovonte një libër të ri në të cilin flet për jetën e saj me shkrimtarin e njohur. Ndërkohë Ismaili vetë,në dukje kishte ardhur për të shoqëruar Elenën,por që pa zbritur mirë nga avioni, siç thotë populli "A mbulohet Kadareja me shoshkë?", bëri ç'bëri dhe e rrotulloi vëmendjen e të gjithëve tek vetvetja.Jo se i vëmë faj,pasi në fund të fundit dhe libri i Helenës, interesimin e madh që krijoi,e pati prej një kapitulli në të cilin ajo tregon rreth marrëdhënieve të dashurisë me Kadarenë dhe...sesi ishte në dijeni që shkrimtari i njohur,idhulli i shumë të rinjve e të vjetërve shqiptar,ndoshta shkrimtari më i mirë në letërsinë shqiptare...ja paska dredhur bashkshortes së tij (më shumë se një herë). Hmmmm...dhe përse na duhet neve ta dimë këtë? Si është kjo letërsi? WOW! Nuk e kam lexuar librin (talleni juve?) dhe nuk kam ndërmend ta lexoj,sepse nuk më ka interesuar ndonjëherë jeta personale e ndonjë personazhi të njohur,sepse në 90% të rasteve jeta dhe personaliteti i tyre prapa kuintave të zhgënjejnë .Ismail Kadare nuk ka nevoj për vlersim,por nuk arrij dot ta kuptoj se përse një figurë e tillë kaq e vlersuar në letërsi,në një moshë të tillë duhet të lejoj një ekspozim të tillë në publik e aq më tepër nga e shoqja e cila vlersohet dhe me çmimin e autores më të mirë në panairin e librit se po ndan historitë e tradhëtive bashkshortore me botën? (Amon mos na tregoni të kundërtën se ajo është e vetmja arsye që e keni lexuar librin). Lekë?Famë?Vëmendje? Ata i kanë të gjitha...ndaj a mund të më thoj dikush përse,sepse unë nuk mund ta kuptoj dot! Ashtu siç nuk e kuptoj dot dhe intervistën e Kadaresë e imazhet filmike në "Opinion". Në fakt ajo që më acaroi më tepër, është fakti sesa me normalitet u përcoll ky libër (tashmë dhe i vlersuar) në shoqërinë shqiptare e cila tradhëtinë bashkshortore e ka jo vetëm një dramë tejet të theksuar të momentit,por dhe epiqendrën e të gjithave keqtrajtimeve të femrës dhe abuzimit në familje. Kadaretë jetojnë në Francë, ku flirtimet jashtëmartesore janë normale dhe pse fshihen pas një tyli,por në Shqipëri,tradhëtitë bashkshortore shoqërohen me ngujim të gruas,dhunë fizike e psikologjike e deri në krime të rënda të cilat i lexojmë shpesh herë në gazeta. Sigurisht,në Francë i shesin drutë e prera,por në Shqipëri e mbajnë sopatën në guzhinë dhe vjen nata e kokë priten si të qëngjit. Nuk është normale.Nuk është mirë, që një çift kaq i vlersuar në Shoqërinë shqiptare,të shfaqen në publik me histori të tilla dhe ti trajtojnë si shumë normale,sepse në shoqërinë tonë nuk janë të tilla. Pavarsisht sa e vlersuar si shkrimtare, mesazhi indirekt që vjen nga ky libër e vizita e fundit e Kadareve sjell idenë se femrës që të çaj në jetë i duhet një burrë i suksesshëm,për hir të së cilit ajo duhet të sakrifikoj gjithçka,por ndryshe nga Helena, jo të gjitha mund ti shpalojnë këto sakrifica në libër e të vlersohen dhe me çmim për këtë. Ndoshta ky nuk ka qënë qëllimi,por ndryshe nga filmat...kjo është e bukura e librave;Seicili i sjell në jetë sipas imagjinatës së vetë e imagjinata e shoqërisë shqiptare,nuk i afrohet dot as realitetit francez.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.