Header Ads

Kush do ta fitojë "Këngën Magjike"?

Pasi u prezantuan të gjitha këngët konkuruese të festivalit "Kënga Magjike" ne vendosëm, teksa gjithçka po shkon drejt finales, që të japim mendimin se cilat janë tre këngët pretendente për çmim të parë -gjithmonë- sipas preferencave dhe parashikimeve tona këtu në Albaniac. Atëherë...Kejsi Tola me "Më Jeto " është e preferuara jonë e parë. Thjesht perfekte. Të krahasosh Kejsin këtu me debutimin e saj në RTVSH...si nata me ditën.Veshja,teksti,interpretimi,kënga...FIKSIM! Besa me "Botën do ndryshoja" Kjo është një këngë me një tekst që i përshtatet shoqërisë shqiptare, me një ritëm pop, në një kombinim që funskionon për çdo moshë dhe padyshim një prej këngëve që ka për tu mbajtur mend nga ky edicion. Rosela Gjylbergu me "Sikur të isha ti". Jo kënga jonë më e preferuar nga ky edicion,por duket se është më e preferuara e publikut, ndaj dhe ne po e vendosim në treshen finale. Jashtë treshes finale,këngë të cilat ne nuk mund të rrimë pak pa i përmendur janë dhe ato të Rezarta Shkurtës "Të jesh e mirë s'mjafton " dhe Greta Koçit " Pyes veten".


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.