Header Ads

BabaStars këndon "High" në mes të një fushe me marijuanë

Unë jam, unë i kam,unë ma i miri, unë ma i bukri unë...veç ti o Get veç ti, po na lër ene neve rradhë ndonjëherë lol. Kënga ka kohë që është shndërruar në hit,ndërsa videoja...ok! Unë jam dakord me njerzit që të zgjedhin "më të mirën" për jetën etyre, dmth nëse pinë marijuanë, puna e tyre, por më duket shumë e tepruar që Babastars kanë vendosur të shfaqen në këtë video në mes të një fushe me marijuanë duke kënduar e pirë "Hiiiiiiigh!" Të rriturit vendosin vetë për veten,por adoleshentët influencohen shumë nga "reklama" të tilla, e shumë adoleshentë shohin këtë video. S'më duket normale kjo farë propagante,qoftë dhe me humor, po ashtu siç nuk e kuptoj dot këtë zgjedhje,se nuk është se po thyen ndonjë tabu a diçka...Shumë PO për këngën shumë JO për videon.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.