Header Ads

Bllokohet kanali zyrtar i RTVSH në YouTube



Sesi funksionojnë gjërat në Shqipe një dreq e di, por një gjë është e sigurt; Pikërisht se askush nuk e di sesi funksionojnë është dhe arsyeja përse çdo gjë është rrëmujë teksa i pari rrjep të dytin e i dyti rrjep të parin e të dy dalin të rrjepur e nuk e lënë njëri-tjetrin me ec përpara. Kohët e fundit kanë dalë disa "kompani" fantazma arkivoli, easycUm,airstink, Akërrma e kështu me rradhë që në mënyrë të vazhdueshme bllokojnë videoklipet muzikor shqiptare në YouTube në përpjekje për të konkuruar me njëra-tjetrën, më tepër sesa për të mbrojtur të drejtat e autorit apo për të siguruar fitime për artistët siç pretendojnë. Nëse një këngëtarë ka marr ndonjë qindarkë prej këtyre nga pesmbëdhjetë katshi hidhem. Këta njerez se kompani nuk janë, veprojnë pak a shumë në mënyrën e ish menaxherit të Dafina Zeqirit, që thjesht raportojnë videot duke i dërguar emaile YouTube e cila thjesht i fshin videot pa kontrolluar fare, përderisa askush nuk ankohet seriozisht etj etj. Njëra prej këtyre kompanive Akërrma dje ka fshirë të gjitha videot e "Festivalit të 50 në RTVSH" duke i bërë të pamundur të shikohen nga miliona hqiptarë në mbarë botën e të njëjta video çuditërisht janë shfaqur sot në kanalin Arkivoli. Për më tepër këta të Arkivolit kanë shkuar kanë raportuar nën emrin Akërrma dhe kanalin e RTVSH i cii tashmë është fshirë nga YouTube. MUNDET të ma shpjegoj dikush mua, sesi akërrma paska më të drejta rreth këngëve të kënduara në festivalin e RTVSH sesa vetë RTVSH! ëTF! ëTF ëTF! T'ju vij turp se po i dëmtojnë shumë artistët tanë. për tre qindarka nga reklamat e YouTube. Më mirë dilni në rrugë e lypni, e keni më të sigurt që i bëni disa dojçmarka më shumë. Bllajk!

1 comment:

  1. Ose STR8DOPE PROD. qe i perket Bleros dhe fshin muzikat e kompozuara nga Armend Rexhepagiçi -.-

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.