Header Ads

Rona Nishliu fituese e "Festivalit të Këngës në RTVSH 2011" /Shiko Videon/Teksti



Ende nuk më besohet që Rona ka fituar! Për herë të parë (e çuditshme eh?!) jam tërësisht në të njëjtën mendje me jurinë e RTVSH gjë që nuk e di nëse më bën të vjetër apo nëse tregon se më në fund organizatorët po rinohen (në anën muzikore eh!). Gjithsesi pak rëndësi ka,e rëndësishme është që më në fund fitoi ajo që e meritonte, e kur kjo ndodh në RTVSH jam i sigurt që është shenja e parë e fundit të botës.Boboooo erdhi 2012!

"Suus" është një këngë e cila ose ështe pëlqyer shuuuuumëëë nga dëgjuesit ose është S'pëlqyer shuuuumëëë nga dëgjuesit, e kjo ishte mëse e pritshme, pasi kënga i përket një gjinie muzikore e cila nuk është për të gjithë,por është gjithashtu dhe një këngë e cila përcjell dhimbje që e njohim më së miri të gjithë ne shqiptarët. Ajo çka mua më çuditi kishte të bënte me ankesat e "disa" të zgjuarve të cilët prej vitesh ankohen sesi nuk përkrahen profesionistët e vërtetë,muzika e vërtetë e pastaj kur kjo gjë ndodh thonë po këngët tralala ku mbetën? Shumë të tjerë po thonë se ndoshta krijohen probleme që Rona NJE SHQIPTARE nga Kosova do përfaqsojë Shqipërinë...po kur Genta konkuroi për Zvicrën a pati Zvicra problem? Pfff! Ndërkohë, kemi dhe ankesën e rradhës nga ata që e quajnë Eurovisionin si një festival qesharak, të cilin nuk e ndjekin, por që nuk ngurojnë të tregojnë se "Suus" nuk është për këtë festival. Hajde merri vesh! Të kishte fituar kjo këngë disa vite më parë,do kisha thënë të njëjtën gjë,por vitet e fundit Eurovision ka ndryshuar aq shumë, saqë kemi parë të fitojnë dhe të interpretohen këngë nga zhanre të ndryshme muzikore. Kush mund ta kishte menduar se do fitonin Lordi me "Hard Rock Hallelujah"?? Pastaj "Suus" ende nuk është përmbledhur në versionin përfundimtar i cili kërkon që kënga të jetë e gjatë 3 minuta, ndaj për momentin le të bazohemi në faktin që për Festivalin në RTVSH ishte kënga dhe interpretimi më i mirë me një tekst SUPER!SUPER!


Suus
/Në këtë botë dashuria s'jeton më/Koha më për ne s'ka kohë,jo/ Jo,oh oh/Koha më për ne ska kohë/Atëron aeroplani im/Në drita shpirtit tende/Me bërrula ngjiten sot/ Ata që dje s'jetonin dot/Për këtë s'ka rëndësi...u përbin/Nesërmet nuk sjellin gjë/Veç shpres pa shpres dhe marrëzi/Më lermëni të qaj/ Qaj Qaj/Se këtë gjë më së miri di të bëj tani


Personalisht arsyeja që më pëlqen kjo këngë dhe interpretimi i Ronës,ka të bëj me faktin që përveçse një këngë shumë e bukur dhe shumë e ndjerë, do prezantoj Shqipërinë si një vend i cili nuk është muzikaisht vetëm tralalala e daulle. Për një moment do na distancoj nga ballkanizimi i frutullave dhe elementëve folk, kërcimeve pa lidhje e atë kitaristin që del përvit. Nuk është e rëndëishme fitorja se e kemi parë çka ndodhur me fituesit...askush nuk i mban mend. E rëndësishme është që të prezantohemi mirë,ndryshe, të veçantë ashtu siç është pjesa më e mirë e muzikës sonë dhe me plot bindje ju them se për të parën herë, Shqipëria do e realizoj këtë duke qëndruar e vetme kundër çdo rryme popullore që prezantohet në Eurovision.


Suus nga Rona Nishliu
Teksti-Rona Nishliu
Muzika-Florent Boshnjaku


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.