Header Ads

TOP50 Këngët më të mira në Shqipe 2011/Albaniac





Këto janë 50 videokëngët më të mira në Shqipe! Pesëdhjetë! Vite më parë ne lumturoheshim nëse 50 video ishin realizuar gjatë gjithë vitit,ndërsa tani na duhet të përzgjedhim 50 më të mirat! Kjo tregon sesa kanë ndryshuar kohët e sesa përpara ka ecur biznesi muzikor shqiptar. Përzgjedhja nuk ishte e lehtë dhe na u desh ti riktheheshim vitit që nga fillimi, ndaj dhe nga Top25 klasifikimi unë përfundoi në Top50, megjithatë shpresojmë dhe themi se kemi bërë një përzgjedhje të drejtë.

Si i përzgjodhëm videokëngët:

1-Së pari pyetëm veten se cilat nga këngët e këtij viti na vini ndërmend për momentin.Kjo tregon se dhe cilat ishin këngët që kemi dëgjuar e fiksuar më shumë gjatë këtij viti në media.

2-Vërejtëm në Albaiac,YouTube dhe Facebook se cilat këngë ishin shpërndarë dhe dëgjuar më së tepërmi gjatë vitit

3- Vlersuam këngën,tekstin dhe interpretimin muzikor.

4-Vlersuam videon,përputhjen e saj me këngën,interpretimin e këngëtarëve dhe realizimin e saj.

5- Asnjë bakshish nuk u pranua në këtë klasifikim lol


TOP10

1-Flori Mumajesi - Tallava

Gati domatet? Më gjauani! Hahahahaha! E di që shumë lexues nuk do përputhen me mendimin tim, por e vërteta është se Tallavaja ishte kënga e vitit. Përveç faktit se dëgjohej e këndohej kudo ( dhe nga snobistat që bëjnë sikur...pfff) nuk mund ta mohoni se sa herë që e dëgjoni diku filloni të lëvizni në karrig ku jeni ulur e në mëndje jeni duke kënduar TA LLA VA! Arsyeja tjetër që na bëri të përzgjedhim këtë këngë, ka të bëj dhe me faktin se kudo që kemi qënë në festa dhe është luajtur "Tallava" njerzit e këndojnë me të madhe. Gjithashtu mos harroni se Flori vuri disi në rrezik karrierën e tij me këtë këngë, pasi të gjithë e dimë sesa "e vlersuar" është tallavaja në Shqipe, por ai ja arriti ta shndërronte në hit DHE (po e them me zë të ulët shumë të ulët këtë) e bëri tallavanë të duket cool!


2-TDS - Dea

TDS (The Dark Side) janë një grup i ri, por me "Dea" na hynë direkt në zemër.Një tekst fantastik dhe ndër të paktët që përputhet me realitetin shqiptar,shoqëruar nga një ritëm dhe një video perfekte!


3-Elvana Gjata - Afër dhe Larg

Ky ishte viti i Elvanës! Çdo këngë që ajo solli në skenë u shndërrua në hit shoqëruar me video të realizuar në mënyrë fantastike."Afër dhe larg" hiti më i madh i kësaj vere, ishte njëkohësisht dhe një prej 10 këngëve më të mira në Shqipe.

4-Lyrical Son - Pse t'fola

Me të parën herë që e dëgjuam këtë këngë, menduam se ishte një prej krijimeve më të mira të vitit dhe nuk e kishim gabim. Lyrical Son ka zbuluar shpirtin e tij në këto vargje,gjë e cila nuk ndodh shpesh në muzikë dhe si rrjedhojë "Pse t'fola" është një prej këngëve me të cilat ne do rikujtojmë 2011.


5-Gjira-Ditë e re nafak e re

Teksa jemi bombarduar me këngëtaret tona që këndojnë këngë dance dhe pop "Ditë e re nafak e re " e Gjirës jo vetëm që na befasoi ,por dhe na dha shpresa se shumë të tjera do ndjekin shembullin e saj e të guxojnë në muzikë e jo thjesht të sjellin çfarë është më e trendit për momentin.

6-Besa -Kalorësi i natës

Kënga është e vitit të shkuar,por videoklipi u publikua në fillim të këtij viti, ndaj dhe ne nuk mund ta linim jashtë klasifikimit. "Kalorësi i natës" është një prej videove më të realizuara dhe më të veçanta në Shqipe,ndërsa kënga tashmë është vlersuar si nga fansat po ashtu dhe nga profesionistët.

7-Genta Ismajli dhe Dj Dalool - Guximi

Unë e kam thënë,Genta sjell më të mirën e saj kur dëgjon të tjerët dhe ky bashkëpunim me Dj Dalool e provon këtë. Kënga,videoja festive,ritmi gjithçka super në një prej këngëve më ritmike të vitit.


8-Dafina Zeqiri - Supernova

Dafina, një prej këngëtareve më popullore në vend përpak sa desh qëndroi jashtë kajës së klasifikimit,por ishte videokënga e saj më e fundit "Supernova" e cila e pozicionon në vendin e 8. Mendimin tonë e mbështet dhe "Hollyëood Reporter" i cili gjatë një shkrimi për këngët e fundit më të mira në Europë përzgjodhi Dafinën si përfaqsuese të muzikës Shqipe.


9-Adelina Ismajli dhe Faudel - I love You More

Pas një pritje pak të gjatë, më në fund fansat e Adelinës arritën të shikojnë frutin e punës së këngëtares gjatë gjithë vitit të qëndrimit të saj në Francë. Rezultati? Një bashkëpunim me një prej artistëve më të njohur në Francë - Faudel dhe një sukses që ashtu siç parashikohej, po i kalon kufijtë.


10-Flori,Albatrit Muçiqi,Noga - Tegila Vava

Prapë Flori? Jo mo jo e ka shok ky këtë s'ka mundësi! Vallaj shok e kam! Hahahahhahahahaha! Si mund ta linim jashtë dhjetshes "Tegila Vava" kur kjo këngë theu rekordet e shikueshmërisë në YouTube në ditën e parë të publikimit të saj duke u vendosur në toplistën e videove më të shikuara të javës në YouTube ...në rang botëror!!! Tani më thoni, unë isha ai që klikova me mijra herë? Jo, ju ishit! Epo!


TOP50
Këngët më të mira në Shqipe 2011/Albaniac

1-Flori Mumajesi - Tallava
2-TDS - Dea
3-Elvana Gjata - Afër dhe Larg
4-Lyrical Son - Pse t'fola
5-Gjira-Ditë e re nafak e re
6-Besa -Kalorësi i natës
7-Genta Ismajli dhe Dj Dalool - Guximi
8-Dafina Zeqiri - Supernova
9-Adelina Ismajli dhe Faudel - I love You More
10-Flori,Albatrit Muçiqi,Noga - Tegila Vava

11-Elvana Gjata -Kudo qe jam
12- Mentor Hazizi- Engjëll
13- Nrg Band - Rina
14- Eni Koçi dhe Noizy - So Hot
15-Samanta Karavello - Larg
16-Soni - Nën lëkurën tënde
17-Skillz - 1 million
18-Tuna - Dyshemeja
19-Jonida Maliqi - Një orë
20-Zanfina Ismajli - Ti pa mu nuk mundesh
21-Nora dhe MC Kresha - As ni zo
22-Vesa Luma - Ti po don
23-Leonora Jakupi - Illuzion
24-BabaStars-High
25-Xhensila- Dikush të do
26-Elvana Gjata - Me ty
27-Mc Qoppa ft Arben dhe Bledi Emine-m
28-Elita 5 - Nuk jam diktator
29-Kaos-I Like It
30-Blero dhe Çekiç,Astrit Stafa - Dance
31-Xhensila Myrtezaj - Engjëlli im
32-Dafina Rexhepi dhe Kaos - Party and Bullshit
33-Erik dhe Banda - Premtimi
34-Dj Floë dhe Mc Kresha - Boni Zhurme
35-Blero - Summer Love
36-Vjollca - Holla at Me
37-Stresi ft. Pakufijt ft. Many ft. Samy - Bad Boys in Toën
38-Ermal Fejzullahu dhe Nora Istrefi - Unë e di
39-Adelina Tahiri- Mjaft
40-Arta Bajrami- E pafat
41-Alban Skënderaj - Mirsevjen në shpirtin tim
42-Teuta Kurti - Perëndo pa lindur
43-Gjira-Çka po don me t'knu zemër
44-Dafina Zeqiri - Dangerously in Love
45-Seven Saraqi - Secret Love
46-Antre dhe Gena - Binte shi
47-Besa - Always on My Mind
48-Jehona Sopi - Këtë verë
49- Genta Ismajli - Pa ty
50-Capital T dhe Nrg Band - Veq asaj

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.