Header Ads

David Beckham konfirmon lidhjen e Emina Cunmulaj me Sam Nazarian


OK! Emina dhe Sam janë treguar mëse të kujdesshëm për ti qëndruar sa më larg syrit të publikut,por falë David Beckham dora vetë, lidhja e tyre është konfirmuar dhe bërë publike. Pas një darke me Eminën dhe Sam (shiko foton), David Beckham është ngacmuar nga reporterët se kush ishte vajza e bukur me të cilën po darkonte e a do të bëhej xheloze Victoria kur ta merrte vesh këtë? David në anën tjetër ju është përgjigjur se ajo është e dashura e një mikut të tij dhe të tre po hanin darkë së bashku. Ene kshu... hahahhahaha! Në lajme të tjera Sam Nazarian është një biznesmën i njohur në Amerikë (me origjinë nga Irani) i cili arriti sukses financiar me investime teknologjike dhe më pas me shit-blerje pronash. Pronar i disa hoteleve,restoranteve,klubesh nate e shumë biznesesh të tjera,Nazarian së fundmi ka filluar të investoj dhe në prodhimin e filmave hollivudian. Ai dhe Emina Cunmulaj,mësojmë që të jenë lidhur romantikisht që prej afro dy vjetësh.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.