Header Ads

Jenny McCarthy shkëmben vitet duke puthur shqiptarin Bikim Becaj

Teksa akrepat e orës shkonin drejt 12 e famshmja Jenny McCarthy (modele për Playboy,aktore,drejtuese programesh televizive ish e dashuma e Jim Carrey) gjatë një transmetimi live në tv amerikan, ka vendosur që ti dhuroj dikujt një puthje. Personi që ajo ka përzgjedhur, ishte polici shqiptar Bikim Becaj i cili ndërkohë po punonte për ruajtjen e sigurisë në Times Square. "A pe fishekzjarre se unë për vete po!" i ka thënë Bikimit, Jenny pasi janë puthur, i cili u përgjigj "Fishekzjarre nuk pashë,por mendoj se fishekzjarre më dhe!" Veç duket se puthja e shqiptarit, e ka bërë për vete Jenny McCarthy e cila,të hënën teksa ka qënë e ftuar në programin e njohur të mëngjesit "Today", nëpërmjet ekranit i ka bërë thirrje Bikimit që nëse është duke e ndjekur, i lutet që ta kontaktoj. Ncuq ncuq, ku me t'puth shqiptari e mos me t'ba për vete!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.