Rona Nishliu flet për "Suus" dhe përfaqsimin në Eurovision


Pas fitores në "Festivali i Këngës në RTVSH" Rona Nishliu është nisur drejt Prishtinës, ku po fillon përgatitjet për prezantimin e saj në Eurovision. Ne biseduam për pak çaste me të dhe të hënën do ju sjellim një intervistë që këngëtarja dha për Albaniac. Ndërkohë po publikojmë këtu një fragment të shkurtër, ku e pyetëm në lidhje me tekstin dhe mesazhin që përcjell "Suus" Rona na tregoi:

Tregimi i “Suus” i referohet aktualitetit tonë i cili si i tillë është pjesë e jetërave të gjithsecilit. “Suus” është rezultat i një gjendje shpirtërore, habisë së akumuluar nga tjetërsimi i qënies njeri dhe jo racionalitetit të ambicieve të çuditshme të po këtij njeriu në raport me potencialin e tij. Problemi nuk është antivlera, problemi jemi ne, që nuk arritëm ta parandalojmë dhe krijuam kushte optimale për zhvillimin e saj. Uroj që njerëzit të kuptojnë mesazhin e tekstit të "Suus", optimizmin.
Powered by Blogger.