Header Ads

Si zbuloi FBI vrasësin e kufomës tek Liqenit Artificial


Në vitin 2006 tek zona e Liqenit të Tiranës, policia e rrethit bëri një zbulim të llahtarshëm. Në një thes ishin futur të copëzuara,pjesët e trupit të një femre, të cilën policia nuk arriti ta indentifikonte.Duke patur frikën se mos ky rast përsëritej dhe pa asnjë informacioni për të rënë në gjurmët e vrasësit, policët e rrethit të Tiraënës, kërkuan ndihmën e FBI. Agjenti i cili erdhi për të bërë inspektimin ngeli më i shokuar nga mënyra amatore me të cilën ishte trajtuar skena e ngjarjes prej policëve sesa kufoma e prerë. Kur ai shkoi për të parë trupin në morg, temperatura nuk ishte në gradën e duhur,ndërsa "mjeku ligjor" e KISHTE QEPUR trupin dhe ribashkuar gjymtyrët, duke bërë që të fshiheshin dhe shpresat e fundit të ndonjë "gjurme" që mund të ndihmonte në zbulimin e çështjes. Qershia mbi tortë? Gjymtyrët ishin qepur në anët e gabuara! Për agjentin Mike Clarke shpresat për të zbuluar vrasësin e kësaj gruaje apo identitetin e saj,ishin të pakta,por gjatë një vizite në Nju Jork gjithçka do të ndryshonte. Teksa një ditë bisedonte me një tjetër agjent -James Osorio- rreth punës në rajon (Bullgari,Maqedoni,Shqipëri), ai mëson nga ai agjent,se në të njëjtën zonë pranë Shqipërisë,mendohej se gjendej dhe një i dyshuar për vrasje që prej viteve 1990 (në Bruklin të Nju Jorkut). Më tej, ai mësoi se mënyra e realizimit të krimit ishte e njëjta dhe se të dyjave femrave i ishin prerë gjymtyrët dhe koka. Kaq i duhej agjentëve të FBI, për tu drejtuar drejt kufirit të Shqipërisë,ku pas disa investigimeve mësuan se -Smajo Dzurlic (nga Plava) kishte ndërruar emrin në Smajlje Tulja dhe jetonte në Podgoricë. Përpara se të mbërinte këtu,ai kishte jetuar për një farë kohe dhe në Belgjikë,ku pavarsisht se nuk u vërtetua kurrë, mendohet se është vrasësi i pesë grave në zonën e Mons, pasi mënyra dhe koha e kryerjes së krimeve përkojnë me qëndrimin e tij atje. Pas një operacioni të qetë dhe efikas më shkurt të 2007 FBI në bashkëpunimë me policinë malazeze do arrinte të arrestonte Dzurlic i cili do të gjykohej dhe shpallej fajtor nga gjykata lokale e tani vuan dënimin 12 vjeçar. Sot në moshën 75 vjeçare,ai vazhdon të pretendoj se është i pafajshëm,pavarsisht se nuk arriti të shpjegoj largimin e fshehtë nga Amerika apo ndryshimin e emrit. Gjatë këtyre viteve, asnjë vrasje e këtij lloji nuk është zbuluar në asnjë prej tre zonave -Bruklin,Belgjikë,Mal i Zi/Shqipëri.

P.S 12 vjet për vrasje? Ah të keqen e Europës! Në Amerikë 12 vjet ti japin se ha bar pa leje lol.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.