Header Ads

Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra - Pa frymë - Shiko videon


Kjo kënga më kujton disi Redon Makashin mua,që nënkuptoj këtu se kështu siç e kanë nisur këta dhe këngën e 50_të po njësoj do e kenë,një notë më pakë një notë më shumë. Përveç kësaj,nëse merr këngën më vete,po ashtu si shumë krijime të Redonit, të fillon të pëlqen ndoshta shtyrë pak dhe nga videoja në të cilën të gjithë i bien një instrumenti. I keni parasysh instrumentat? Ato gjërat që ju bie e bëjnë muzikë,që nuk i sheh në asnjë videoklip shqiptar më (përveçse po e kalove tek Folku). "Pa frymë" është realizuar mirë por jo shumë nalt. Yeah! Nuk rrija dotë pa e thënë hahahahahaha! Gjithashtu siç mund ta keni vënë re nalt'madhësia e tij është distancuar nga orchestra me CH e jo K e tashmë Zig Zag njihet si Dreni dhe Zig Zag. Shpresojmë që të vazhdojnë së bashku pasi janë vërtet interesantë.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.