Header Ads

Vesa në kërkim të X Factor!




Duket porsi dje, kur Vesa Luma me talentin dhe personalitetin e saj arriti dalngadalë nga skena e "Etheve..." të depërtonte në zemrën e publikut shqiptar në mbarë botën. Dhjetë vjetë e dhjetra hite më pas,këngëtarja nga Prishtina po rrotullon vendet dhe nga e gjykuar ka vendosur të marrë përsipër rolin e gjykueses në një prej programeve më të njohur televiziv në botë i cili tani debuton dhe në Shqipëri - X Factor. Nuk kishte zgjidhje më të mirë! Vesa është shembulli perfekt i talentit që del prej këtyre programeve, ajo nuk është aty vetëm për të gjykuar,por dhe për të treguar se ëndrrat vërtetë bëhen realitet.


Elbino:Vesa përshëndetje! Ku gjendesh në këto momente dhe me çfarë po merresh?


Vesa Luma: Përshëndetje Elbino.Më në fund pas përfundimit të festave të fundvitit jam në shtëpi dhe po "rikuperohem" nga ngarkesat dhe angazhimet.Ka qënë një periudhe e ngjeshur si kurrë më parë.


Po rikthehesh sërisht në Tiranë për një kohë të gjatë, këtë herë për të marrë pjesë në jurinë e programit "X Factor". Çfarë ju shtyu që të pranonit këtë ofertë?


Si duket Tirana më ka marr dhe s'do të më lëshoj më. Në fakt mund të them që kjo ka qënë oferta më sfiduese dhe më serioze që më është bërë deri tani dhe ndihem shumë me fat që jam pjesë e këtij produksioni gjigand që ka popullaritet kudo në botë.Me aq sa kam parë e dëgjuar gjatë audicioneve, suksesin dhe popullaritetin e ka të garantuar edhe në Shqipëri.Por nuk mund ta mohoj se është një përgjegjësi shumë e madhe të jesh në këtë rol.


Ju pyes,sepse ju keni marrë pjesë tek "Ethet..." si konkuruese, ku ju kanë gjykuar e tashmë që po ndryshoni rolet dhe jeni ju ajo që do jepni gjykimet...a do ta keni të lehtë?

Kur mora ftesën nga Vera dhe Alketa fillimisht, për të qënë mysafire si anëtare e jurisë në Shkodër,isha shumë skeptike në lidhje me reagimet e mija ndaj konkurenëtve sepse e dija që do të ketë përzjerje emocionesh ,pikërisht për shkak se edhe unë isha në vendin e tyre dikur.Pas një dite jashtëzakonisht të bukur me talentet shkodrane (megjithse e stërmbytur nga emocionet) përveë që ''mbijetova'', e kuptova që tashmë pas gati 10 vitesh përvoje në këtë fushë jam e gatshme të përgatis talentet e reja dhe të jem mentor i tyre gjatë kësaj periudhe,para se ata ti ushtroj vetë jeta e artistit .





Po me gjyqtarët e tjerë si shkoni? Me cilin ju perpiqen mendimet në gjykim apo shoqëroheni më shumë?


Unë u inkuadrova e fundit si anëtare e përhershme e jurisë,por më ka bërë shumë përshtypje Pandi Laço, sepse është shumë i qartë në vleresimet e veta dhe e ka kuptuar shumë mirë rolin e jurisë që i pershtatet spektaklit.Çdo konkurenti përveë vokalit i duhet edhe faktori X që të jetë pjesë e spektaklit dhe këtu bashkohen mendimet tona.Mirëpo edhe pse që të katërt kemi karaktere të ndryshme, në fund të gjithë kombinohemi mirë me njëri-tjetrin dhe duam që të fitoj më i miri .Jo vetëm juria, por i gjithë stafi organizues përbëhet nga njerëz pozitiv ,gjë që më ka bërë përshtypje të jashtzakoshme.


Sipas vëzhgimit tuaj,cili duket si gjyqtari/ja më i/e rreptë dhe cili më i/e dashuri/a në jurinë e "X Factor"?


Hmm...Jam e bindur që qysh në puntatën e parë të "X Factor" publiku do të mund ta bënë dallimin:).Ajo që mund të garantoj është që meqënëse juria është 50% e programit ,ka bërë të vetën dhe i ka dhënë shumë dinamizëm programit.

Me kaq shumë programe që kanë për qëllim zbulimin e talenteve të reja,ku qëndron "X Factor"? Ç'të reje të veçantë sjell?


E vërtetë që ka shumë audicione për talente dhe pothuajse që të gjitha kanë qënë të suksesshme,sepse si duket shqiptarët kanë në gjak muzikën dhe talentet nuk kanë të ndalur. "X Factor" renditet si programi i mbrëmjes më i ndjekur në mënyrë absolute në gati 50 shtete të botës ku transmetohet, për shkak të natyrës së vet spektaklit.Me aq punë e përkushtim sa po bëhet për "X Factor Albania", duke pasur në krye njeriun më punëtor dhe më frymëzues sië është Vera Grabocka, bashkë me Alketën,jam e bindur që do të kaloj edhe parashikimet tona.


Nëse do ju kishin propozuar të zgjidhnit për të qënë në një prej jurive të "Etheve...", "The Voice" apo "X Factor", kë do zgjidhnit dhe përse?


Një pyetje shumë diplomatike ndërkohë që unë po do ta kthej përgjigjien e thjeshtë e të sinqertë.Aq sa mund të duken të ngjashme këto tre programe, po aq janë dhe të ndryshme midis tyre.Unë kam qënë pjesë e "Etheve...",kam ndjekur shumë "X Factor" apo "The Voice" nëpër televizionet e huaja.Duke qënë se përveç zërit që më është vleresuar te "Ethet...",kam provuar edhe vallëzimin ,kam realizur shumë klipe e koncerte,kam punuar në televizion për disa vite si prezantuese dhe nëse i bëjmë bashk i bie që të zgjedh "X Factor" ku më përshtatet më së miri roli i një anëtareje jurie.




Kur fillon programi dhe ku do të zhvillohet ?

Programi do të filloj këtë të dielë,pra më datë 8 janar në orën 21:00 fillimisht me audicionet nëpër qytete të mëdha sic janë Tirana,Shkodra Vlora ,Elbasani etj,pastaj do të jenë fazat e "Bootcamp" dhe "Vilat e Jurisë".Çdo anëtarë jurie në këtë fazë ka zgjedhur katër finalistët e grupit të vet të cilët më vonë do konkurojnë në seritë Live çdo të dielë. Unë do të jem mentor i 4 konkurentëve të shkëlqyer dhe mezi pres të punoj dhe ti ndihmoj që të paraqiten më së miri.

Besoni se në skuadrën tuaj gjendet fituesi i ardhshëm i "X Factor"?

Me vullnetin dhe talentin që kanë ,besoj shumë dhe shpresoj se në grupin tim gjendet fituesi.Unë do të përkushtohem 100% të nxjerri më të mirën e tyre.Të jesh yll nuk do të mjafton të kesh vetëm zë,ndaj ajo çka kisha dashur shumë nga konkurentët (që të gjithë) është që të vazhdojnë këtë rrugë edhe pas "X Factor",sepse fatkeqsisht talentet që dalin nga këto lloj formate në Shqipëri e ndalin rrugëtimin e tyre në gjysëm.Unë e di që nuk është e lehtë, sepse mbaj mend veten time sa të vështirë e kam pasur dhe sa shumë punë më është dashur që të jem vazhdimisht pa u ndalur pjesë e skenës e jo vetëm të marr pjesë në ndonjë festival dhe aq... Meqënëse jemi këtu dua ti uroj të gjithë konkurentëve sukses në këtë rrugëtim të gjatë! Ata që nuk vazhduan ,mos ti humbin shpresat,le të kthehen vitin e ardhshëm,ne i mirëpresim:).


Përgatiti:Elbino/TDA RevistaAlbaniac.com 01/2012

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.