Header Ads

Vildane Zeneli në reklamën e Budwiser


Këtë vit për fansat e futbollit amerikan,po ju japim dhe një arsye më tepër për të mos humbur ndeshjet e "Superbowl". Shqiptarja Vildane Zeneli sapo ka përfunduar reklamën me Budwiser e cila do të debutojë pikërisht gjatë këtij kampionati në shkurt. Për shqiptarët jashtë Amerikës, "Superbowl" është kampionati më i rëndësishëm i futbollit në Amerikë,ndiqet nga pothuajse çdo mashkull në këtë vend dhe njëkohësisht është eventi ku debutojnë disa prej reklamave më popullore dhe më të njohura në Sh.B.A. Kjo do të thotë ...ufaaaaa u lodha tu shpjegu!...që nëse reklama e Budwiser pëlqehet,Vildanen do e shihni tërë vitin në TV. OK! Në lajme të tjera, modelja gjithashtu ka treguar se do shfaqet në edicionin e rrobave të banjos së revistës "Sport Illustrated". Për ata që janë jashtë Amerikës...ufaaaaaa...ky është numri më i shitur i kësaj reviste sportive në të cilin shfaqen modelet e reja dhe më të njohura në vend me rroba banje. Po habiteni e di,revistë sportive me rroba banje...po sa pyetje eni dhe juve amon!




Vildane Zeneli në reklamën e "Beats by Dr.Dre"


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.