Header Ads

Flori i përgjigjet Besfortit në një deklaratë për shtyp


Ok...e po të bëhet i njohur robi se shkon publikon video të regjistruara nga tv online...var veten po deshe.Personi në fjalë është përmendur shpesh herë në shtyp kohët e fundit pasi ka publikuar online disa lajme të çuditshme në lidhje me marrëdhëniet e tij dhe disa artistëve shqiptarë me të cilët fillimisht ka pasur "marrëdhënie" të mira e pastaj i ka ofenduar dhe akuzuar për 101 gjëra në rrjetet shoqërore apo faqen e tij në internet. Javën që shkoi ai ka bërë të njëjtën gjë dhe me Flori Mumajesin me të cilin nuk ka pasur asnjë marrëdhënie pune,por kufirin e ka kaluar kur ka filluar të shpifë dhe të kërrcënoj kantautorin e njohur i cili nëpërmjet Facebook i është drejtuar fansave të tij që ta bojkotojnë dhe raportojnë faqen e Besfort në këtë rrjet shoqëror e më pas ka publikuar një deklaratë për shtyp (lexojeni të plotë mëposhtë) ku ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë konflikt.


Tiranë,
17 Shkurt 2012
Deklaratë për shtyp

Këto ditë, në rrjetin social FACEBOOK ka qarkulluar një bisedë private midis Flori Mumajesi (Threedots Producer) dhe Besfort Hasanaj (i njohur gjithashtu edhe si BESFORT VIDEO M1 apo Chibis Hasanaj).Shumë akuza dhe diskutime janë përhapur në lidhje me këtë bisedë e cila është zhvilluar me fjalë dhe tone
të forta, si pasojë e provokimeve të vazhdueshme nga Besfort Hasanaj. Situata mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë dhe se për çfarë bëhet fjalë konkretisht nuk është e qartë për publikun ndaj, Threedots Albania Music Publishing dëshiron që me anë të këtij komunikimi të sqarojë opinionin publik.Besfort Hasanaj prej kohësh ka kërkuar të bashkëpunojë me producentin dhe këngëtarin Flori Mumajesi mbi produksionet e realizuara prej tij. Propozimet e bëra kanë pasur si qëllim mbledhjen e të ardhurave të
gjeneruara nga platforma online si psh. YouTube etj. Për të sqaruar publikun mbi këtë pikë, prej kohësh platforma YouTube (dhe të tjera të ngjashme me të), ofrojnë mundësinë e partneritetit me to, duke shpërblyer kështu krijuesit e veprave audio/vizive për çdo shikim që u bëhet atyre në YouTube.E shpjeguar më thjesht, në momentin që jeni duke parë nje video në YouTube, ju shikoni njëkohësisht një
reklamë (banner ose video) për të cilin YouTube paguan më pas personin që e ka bërë upload videon në kanal, pasi ai ka deklaruar që gëzon të gjitha të drejtat autoriale mbi këtë vepër audio/vizive. Një formë tjetër e mbledhjes së këtyre të ardhurave është gjithashtu edhe dërgimi i shikuesve në një website specifik, ku edhe pse video mund të mos ketë reklamë, reklamat dhe të ardhurat gjenerohen nëpërmjet shfaqjes së saj
në website.


Besfort Hasanaj akuzon publikisht producentin Flori Mumajesi për marrëveshje të çuditshme dhe për shkelje të të drejtave autoriale të disa artistëve, pasi ky i fundit ka marrë masa për heqjen e të gjithë materialeve nga YouTube, të drejtat autoriale të së cilave i gëzon Flori Mumajesi (si krijuesi i tyre) dhe publikimi i tyre është kryer pa asnjë autorizim, marrëveshje apo çdo formë tjetër komunikimi me të.Për të sqaruar pak më shumë çështjen e të drejtave autoriale. Në një produksion muzikor, të drejtat e përfshira në të janë: Composer/Writer (të drejtat e Kompozitorit), Publisher (të drejtat e Kompanisë publikuese të materialit), Lyrics (të drejtat e Tekstshkruesit), Interpreter (të drejtat e InterpretuesitKëngëtarit), marrëdhënia midis të cilëve rregullohet në bazë të një kontrate e cila përcakton kushtet e bashkëpunimit.


Z. Hasanaj e ka përcjellë konfliktin me Producentin Flori Mumajesi gjatë gjithë aktivitetit të tij online me ngjyra patriotike, raciste dhe madje ka aluduar se konflikti në fjalë ka të bëjë me një rivalitet Kosovë-Shqipëri e madje ka përdorur terma vëllezër e motra, serb, grekë etj... Këto janë vetëm disa tentativa të dështuara të tij për të mbuluar në fakt problemin e tij të vërtetë, abuzimin me çdo artist/e shqiptar/e i/e cili/a mbase nuk ishte i/e informuar mbi të ardhurat që gjeneroheshin nga publikimet e materialeve audio-vizive, por i gëzoheshin të paturit shumë klikime dhe në këmbim firmosnin autorizim për Z. Hasanaj (edhe pse në fakt ai nuk mund të hyjë në një marrëdhënie publikimi vetëm me interpretuesin e një vepre muzikore). Flori Mumajesi, ka qenë prej vitesh një nga artistët më të kërkuar në Kosovë dhe ka kontribuar gjithmonë e më shumë me muzikën e tij duke patur gjithnjë e më shumë miq e bashkëpunëtorë në Kosovë. Tema patriotike sigurisht që është keqpërdorur me qëllim nga Besfort Hasanaj.Por ku qëndron konflikti në të vërtetë? Z. Hasanaj gjeneronte të ardhura nga produksione muzikore të realizuara nga Producenti Flori Mumajesi, për të cilat jo vetëm që nuk kishte marrë asnjë autorizim (nga ky i
fundit), por nuk ka pasqyruar kurrë të ardhurat e gjeneruara prej tyre dhe sigurisht nuk ka shlyer asnjë detyrim ekonomik ndaj Flori Mumajesit si gëzues i pjesës më të madhe të të drejtave autoriale mbi këto vepra, cilësojmë: Kompozitor, Tekstshkrues, Publisher. Në shumë raste, këto publikime nga Besfort Hasanaj, janë
bërë pa asnjë lloj kontrate ose duke marrë një autorizim nga interpretuesi/këngëtari (që sigurisht as ai nuk ka parë asnjë të ardhur nga këto publikime), ndërkohë që ai do të duhej të kishte kontratë ose autorizim gjithashtu nga Flori Mumajesi dhe nga Threedots Albania Music Publishing përpara se të kryheshin këto publikime.


Besfort Hasanaj e akuzon Flori Mumajesin me faktin se këngëtari ka paguar për këngën e realizuar dhe si pasojë është pronar i të gjitha të drejtave, por sigurisht kjo nuk është aspak e vërtetë. Pagesat që kryhen ndaj një kompozitori dhe/apo studioje kanë të bëjnë me shlyerjen e detyrimeve të këngëtarit ndaj producentit dhe studios, orët e punës, por sigurisht edhe garantimin e disa të drejtave eklskluzive, që në këtë rast i kalojnë këngëtarit.


Cilat janë këto të drejta?

1. Këngëtari gëzon të drejtat ekskluzive për t’ja kaluar këtë material muzikor një distributori CD/DVD etj kundrejt pagesës. Kjo pagesë i shkon ekskluzivisht Këngëtarit me detyrimin e vetëm të njohjes publike dhe përmendjes së autorit/kompozitorit/tekstshkruesit në koverin e CD/DVD-ve etj. Shembull: Muzika:
Flori Mumajesi, Teksti: Flori Mumajesi, Orkestrimi: Flori Mumajesi.

2. Këngëtari gëzon të gjitha të drejtat të performojë këtë material muzikor në publik, koncerte etj pagesat e të cilave i shkojnë sigurisht Këngëtarit.

3. Gjithashtu, këngëtari gëzon të gjitha të drejtat si Interpretues, në rastet kur gjenerohen të ardhura nga forma të ndryshme dixhitale në internet, new media apo transmetimet radiofonike, televizive, ringtone etj të këtij materiali muzikor.
Duke u bazuar në këto kritere, kohët e fundit Flori Mumajesi por gjithashtu kompania më e re Threedots Albania Music Publishing, ka marrë masa për heqjen e të gjithë materialeve nga kanale si YouTube (e të tjerë të ngjashëm me të), ku sistematikisht janë shkelur të drejtat autoriale nga Besfort Hasanaj por edhe
shumë të tjerë të cilët në fakt jo vetëm që abuzojnë me atë që nuk i takon, por edhe dëmtojnë imazhin e ndërtimin e një diskografie të vërtetë të ngjashme me atë botërore. Për të kryer këtë mbrojtje, Threedots Albania Music Publishing ka lidhur një kontratë me “Acromax”, një kompani me seli në Gjermani. Besfort Hasanaj është shprehur gjithashtu më fjalë të panumërta për këtë kompani, por këto probleme dhe akuza, ai do t’i zgjidhë vetë me kompaninë në fjalë përpara një gjykate gjermane. Ne kemi marrë masat për të mbrojtur dhe ndaluar çdo shkelje ndaj repertorit dhe artistëve që bashkëpunojnë me Threedots Albania Music Publishing.


Në përmbyllje të kësaj deklarate, do të donim të theksonim edhe njëherë se ky nuk ka qenë aspak një konfikt personal, patriotik, krahinor apo rracial por thjesht dhe vetëm një abuzim ekonomik me dëm e pasoja financiare, kryer nga Besfort Hasanaj | BESFORT VIDEO M1. Threedots Albania Music Publishing është e vendosur të mbrojë tashmë të gjitha veprat audio/vizive për të cilat gëzon të drejtat autoriale dhe do të ndjekë çdo rrugë juridike e penale ndaj çdo abuzuesi të këtyre të drejtave.
Ne do të mbledhim çdo të ardhur që gjenerohet dhe do t’ua shpërndajmë ATYRE QË U TAKON (Kompozitorit, Tekstshkruesit, Interpretuesit, Publikuesit por edhe komponentëve të produksioneve Video të këtyre materialeve muzikore), sipas përqindjeve të specifikuara në kontrata të hartuara e nënshkruar paraprakisht nga
të gjitha palët. Vetëm kështu, mund të kontribuojmë për ndërtimin e një sistemi të qartë për këdo, ku secili merr atë që i takon në transparencë të plotë!

Flori Mumajesi
Threedots Albania Music Publishing


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.