Header Ads

Çiljeta dhe Ingridi muhabet modern tek Çani


Çiljeta dhe Ingridi ishin të ftuara tëk "Zonë e lirë" për të biseduar me Arian Çanin rreth videokëngës së tyre të fundit "Mike dhe rivale". Nuk di se ç'mendova po thashë ti jap një të dëgjuar se...ku i dihet dhe...si përfundim një bisedë shumë moderrne si për 2020 u zhvillua në studio. Në lidhje me klipin vajzat treguan se ishin frymëzuar nga dy filmat e njohur (lexo lajmin e mëparshëm). Frymëzuar? Jo shpirto, frymëzim është kur dikush,diçka të bën të ndjesh që të krijosh dikë,diçka. Ajo që keni bërë juve është riprodhim, e duke qënë se është pa të drejta të autorit, ashtu siç ju tregoi dhe Arjani...është thjesht kopjim. Kur Arjani i pyeti për një nga sponsorat e videos nëse kishte sponsorizuar të gjithë videon apo pjesë të saj, vajza u përgjigj "Po sponsor gjeneral pra!". Nuk kupton fare ti Arjan! Hahahhahaha! Po mirë mi...këto pesëmbëdhjetë firmat e tjera në fund të klipit çfarë ishin? Këtu ndërrova kanalin unë se nuk mundesha dot më. Të paktën dukeshin hot të dyja.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.