Header Ads

The Freelancers - Pse - Shiko Videon



The Freelancers janë një grup alternativ/elektronik rrok nga Prishtina. Grupi është formuar në 2008 dhe përbëhet nga Tomor Kuçi,Kreshnik Ahmeti,Adem Hasani e Vedat Hasani. Karriera e tyre e shkurtër muzikore është për tu admiruar dhe premtuese. The Freelancers, kanë realizuar tashmë dy videokëngë "Father" dhe "Pse" të cilat përfshihen në albumin e parë të grupit, titulluar "N'kuti". Ndërkohë ata janë një prej grupeve të pakta në Shqipe, të cilët kanë marrë pjesë në disa prej festivaleve muzikore më të njohura në rajon si "Sziget Festival" në Hungari (përkrah Muse,Faithless,Thirty Seconds to Mars,Iron Maiden etj) dhe "Exit Festival" në Novi Sad të Serbisë. Më poshtë po ju prezantojmë me dy videokëngët e tyre të cilat kanë realkizime vërtet interesante dhe kanë bërë që The Freelancers ti kemi në "shinjestrën" tonë për të ardhmen. Fiksim melodia e këngës "Pse"!





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.