Header Ads

Rita Ora debuton në Amerikë me "Party & Bullshit"



Ende pa filluar mirë të bëhet e njohur, Rita Ora e ka një problem që varet në ç'kënd e sheh, dhe mund të jetë ose një problem i madh ose një i vogël. Ajo ka filluar të krahasohet shpesh me Rihannën, pavarsisht se nuk ka aspak faj për këtë. Ne kemii shkruar më parë që Riri filloi ti kopjonte stilin Rita Orës, gjë që u vu re shumë shpejt nga fansat e kësaj të fundit dhe aq u desh që komentet të zaptonin forumet në internet e tashmë, në çdo postim videosh rreth Orës, nuk mund të mos vësh re komentet rreth të dyja këngëtareve. Mendimi ynë? Rihanna s'ka asgjë të përbashkët me Ritën dhe shumë shpejt sapo këngëtarja me origjinë shqiptare të bëj një emër në tregun muzikor, do të vini re sesa shpejt do të distancohet prej saj. Rita ka një tjetër stil,tjetër personalitet, vjen nga një tjetër skenë muzikore e mbi të gjitha di të këndojë e s'ka nevojë me ndryshu ngjyrat e flokëve 100 herë në vit për të tërhequr vëmendjen. Përkrah Jay Z, në radiostacionin e njohur të Nju Jorkut Z100, Rita ka prezantuar këngën e saj debutuese në Amerikë "Party&Bullshit" e cila e merr titullin (dhe fragmentet në kor) nga një këngë e Biggie Smalls dhe pavarsisht se duket pak jashtë preferencave muzikore të këngëtares, është kënga e duhur për ta lançuar atë në tregun muzikor e mbi të gjitha në radiot amerikane. "Party&Bullshit" do jetë patjetër një hit këtë verë, që ne shpresojmë të pasohet me këngë të tjera nga Rita. Kur themi shpresojmë, kemi shpresën se singla e saj e ardhëshme do të jetë bashkëpunimi me
K.Koke (thuhet që titulli është Lay Down Your Weapons) e cila duket një këngë perfekte. Në fakt nga disa fragmente muzikore prej këngëve të albumit të saj, ne mendojmë se me një prezantim të mirë, Rita do bëj namin këtë vit."

Ps.Nuk di nëse muzika që hap VideoDiary të Ritës në YouTube, është pjesë e ndonjë kënge të saj, por FIKSIM!



1 comment:

  1. Kenga qe e hap VideoDairyn e Rita Ores titullohet ''R.I.P'' edhe ka me qen pjes e albumit te saj. Njera nder kenget me te mira te saj do te jet besoj!!!

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.