Header Ads

Përse Mariah Carey,Nicole Kidman,Lenny Kravitz etj e duan Lulzim Rexhepin?



...sepse Lulzim Rexhepi është kuzhinieri i tyre i preferuar!

Mesaduket Rexhepat, kur vjen puna për të gatuar, qënkan më të mirët jo vetëm në Shqipe,por dhe në rang botëror! (Renee Rexhepi guzhunjeri më i mirë në botë për dy vjet rresht, e tani Lulzim Rexhepi që po bëhet i njohur në Amerikë me recetat e tij).

I lindur në Kosovë,Rexhepi dhe familja e tij u shpërngulën në Amerike kur ai ishte vetëm 10 vjeç.Nën kujdesin e nëns së tij, ai filloi të mësonte rreth gatimit prej saj, në restorantin "Pino Luongo' Le Madri" (në Manhatan të Nju Jorkut), e më pas rezymeja e tij do të plotësohej me punësimin në disa prej restoranteve më të njohura në botë si "Roger's Verge Le Moulin de Mougin" në Francë,Mandarin Oriental" në Zvicër,"Blue Water Grill" në Four Seasons, "Icon" në W Hotel, "Citarella, të Manhatanit (N.Y) etj. Në 2004 ai do të bëhej bashkëpronar i "Kittichai" (N.Y) duke marrë vlersimet më të mira nga "Neë York Times","Travel+Leisure","Food&Wine","Best Asian Restaurants" , "Michelin Guide","BlackBook Magazine" etj

Momentalisht ai është kuzhunieri i parë në "Ocean Club Hotel" në Kep Mei (Cape May) të Nju Xhersit ku ka fituar dhe zëmrat apo më mirë stomakët e yjeve të njohur.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.