Header Ads

Vanessa Krasniqi në Top10 të "DSDS" në Gjermani



Në vitin 2008 Vanessa Krasniqi arriti të klasifikohej në finalen e programit të njohur gjerman "Das Supertalent", por pavarsisht suksesit në këtë program,këngëtarja nuk arriti dot të lançonte një karierë muzikore në këtë vend. Tashmë ajo rikthehet në një tjetër program për talentet muzikore, po në Gjermani, i cili mban titullin "DSDS" (Gjermania kërkon një yll). Ju mund të keni dëgjuar për këtë program, pasi pikërisht këtu filloi karriera e një tjetër shqiptari - Adrian Bujupit, i cili gjithashtu vjet u kualifikua në dhjetëshen finale. Megjithatë Vanessës, do ti duhet më shumë punë kësaj rradhe, pavarsisht se juria e këtij programi, është po e njëjta që e përzgjodhi dhe në "Das Supertalent". Vajza me zërin e mrekullueshëm, problemin më të madh e ka me prezantimin skenik.Katër vjet më vonë,ajo nuk ka ndryshuar aspak, qoftë në interpretim, qoftë në paraqitje. Ajo ka nevoj për një ndryshim komplet nga koka te këmbët, në mënyrë që pamja e jashtme të jetë në të njëjtin nivel sa dhe zëri i saj. Nëse arrin të bëjë këtë ndryshim,ajo nuk ka asnjë arsye për mos ta fituar ose të paktën të mbërroj në natën finale të "Gjermania kërkon një yll". Le të shpresojmë!







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.