Header Ads

Gjithë bota le ta dijë X Factor është në HAJDE DEFINIJSHEJN



Haj definijshën haj definijshën haj definijshëm!!!! 1 milion herë! E morëm vesh amon se nuk guxon me pa Klanin pesë minuta pa dëgjuar o haj definijshin o lartmadhënin e tij Ezel beun! Amon se na hoqët petullën! Ne s'jemi kafshë e marrim vesh, o vendos aty një HD dhe kuptohet. Shkrujt me titra,përsërit me gojë çdo dy minuta. E sa fjalëëëë e tmerrshme! Të kenë dhe ndonjë gjë për të thënë hajde më,por do zgjaten kot ma si koti,pastaj shfaqen dhe në intervista,pastaj lavdërohen dhe pak më shumë,e më në fund tre minuta këngë! Ne për ata këngëtarë po e shohim nuk po e shohim as për Alketën e as për jurinë. Alketa një herë...ok është prezantuese e zonja etj etj etj, por kur fillon nga superlativat nuk ndalon.Nuk ka rëndësi për kë flet,fillon i ngre në qiell. A nuk e kupton që pas herës së dytë nuk ja vë më njeri veshin,sepse kuptohet që janë fjalë për inerci,për të mbushur minutazhin. Kanë ardhur anglezët,jo po brohorasin njerzit...na e bëri dhe Tunën si me qënë gruaja e Mao Ce Dunit! COME ON! Po ta them në anglisht se shqip s'po më vjen! Të më fali Albani,sepse e pëlqej si këngëtar dhe në X Factor ëshë shfaqur këndshëm,po unë të isha drejtori i këtij programi vetëm për atë fjali e kisha hequr nga juria. Të thuash në një program shqip,në një tv shqip,në Shqipëri,që s'po të vjen fjala në shqip...e pse je aty? Për komunitetin amerikan në Shqipëri? Këta kanë shkalluar mër ti! Ju duket "cool" kur ja fusin anglisht kot aty. WTF! Ndërkohë mua më pëlqeu interpretimi i Tunës,sidomos fillimi. Andej nga fundi sikur u bë monotone,por në përgjithësi më pëlqeu. Më erdhi keq gjatë intervistës se s'po mbushej dot me frymë lol. Imagjino po të kishte kërcyer e kënduar tërë kohës. Ma kujto Beyonce po deshe lol. E falë Alketës tani Tuna e miqtë nuk janë më VIPa, janë celebritete, ja dhe një vitë dhe bëhen heronj. Të më falni se ndoshta po e teproj pak, por ka 35 milion spanjollë në Amerikë, 4 konkurse talentesh muzikore dhe jo vetëm që s'ka kënduar një konkurent në spanjisht,por as nuk bëhet fjalë të dëgjosh ndonjë fjalë gjatë komunikimit. Po këta tanët çfarë i shtyn? Pastaj dalin më flasin për vlerat e muzikës? Po fol shqip një herë. Hajt se e prisha fare. E mirë dikush duhet t'ja thotë. Se harrova...po ajo lutja për votim çfarë ishte? Vetëm 3000 kanë votuar s'ka lezet?!!! Tërë ky spektakël dhe shkon e menderos me një fjali...OK! Mbarova!


Sa për konkurentët. Ashtu siç e kisha parashikuar,javët pasuese do ishin më të mira dhe konkuruesit do shpalosnin më mirë vlerat e tyre. SHYQYR Savjana përzgjodhi vetë këngën dhe nuk dëgjoi Julianën,sepse ishte SUPERSTAR! Interpretim perfekt dhe X Factor tashmë e nxorri një popstar! Lirija gjithashtu ishte super! Nga djemtë mua më pëlqeu vetëm Kristo, ene juria kur i tha lëvizi shumë...hhh a e kanë parë ndonjëherë këtë këngë të interpretohet nga Jet? Po ti hedhin një sy se ndoshta ndryshojnë mendim. E në përfundim unë vazhdoj të mbetem fans i Festinës, sepse X Factor do e fitoj një femër kjo u mor vesh. Festina është zbulim i veçantë. Të gjithë kanë zë, të gjithë mundohen të kapin notat etj, por të veçantën, atë X_in në këtë konkurim e ka vetëm Festina. unë e kam fiksim! Ajo në çdo X Factor botëror do kish arrit në finale, biles dhe ato lëvizjet e ngurta i shkojnë hahahhaa. Po pra pooooo e shikoj X Factor e kam qejf,ndaj dhe i përmend disa gjëra se dua të shikoj me kënaqësi se më pëlqejnë konkurentët këtu,se janë të çiltër dhe të brishtë, se ishte dhe The Voice po të gjithë kishin studiuar veten tek pasqyra flisnin si me pat 20 vjet në skenë.

Disa propozime për më të preferuarit tanë:

Savjana - Propozojmë të provojë "I Who Have Nothing" nga Shirley Bassey.

Lirija - "I'm Going Down" mga Mary J. Blidge

Kristo - "Naive" nga The Kooks ose diçka nga Green Day

Festina- "Me And Mr. Jones" nga Amy winehouse ose "Hey (nah nah nah),"Don't Cry For Louie" nga Vaya Con Dios.

Grupi X - "No Matter What" nga BoyZone ose "Flying Without Wings" nga Westlife.
















No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.