Top Fest - Më të mirat e javës + Video
Ndryshe nga java e shkuar,këtë javë prurjet ishin disi më të mira dhe në fakt ne na u desh ti dëgjonim këngët nga dy herë që të ju sillnim më të preferuarat tona. Personalisht mendoj se është debillëk, të shfaqësh kaq shumë konkurent çdo javë se përveçse ka shumë amatorë të cilët i ulin vlerën festivalit, është njëkohësisht e pamundur (si publik) ti kushtosh vëmëndjen e duhur seicilit prej tyre. Po si do e mbushim kohën në tv neve apo jo? E kshu! Rudina Delia,Edona Reshitaj, Armend Prizreni,Malda Susuri na pëlqyen për zërin,por këngët e tyre fatkeqësisht linin për të dëshiruar dhe këtë ata e tregojnë dhe në interpretimin skenik.Nga minuta e tretë të gjithë duken sikur mezi presin të mbarojnë lol. Jeta dhe Kelly me "Vetëm jeto" kanë një këngë interesante që ka nevoj për një orkestrim më të mirë,po përse mua më duket si e dëgjuar? Hmmm...gjithsesi bukur. Ai djali ka zë FIKSIM! Shpat Deda...ne e kemi thënë dhe më parë që na pëlqen,por këngët e tij kanë filluar të duken të gjitha njësoj dhe skadenca deri në fund të vitit e ka datën,ndaj Shpati duhet të filloj të mendoj për një ndryshim,për ndryshe do bjerë në monotoni. Ronela Hajati me "Nuk ka kthim" na pëlqeu.Ylli Limani me "Shko"...ndoshta një prej zërave më të mirë nga të rinjtë këtë vit.Bukur! E preferuara jonë e javës? Vjosa Selmani me "Puthja e parë"! Yeaaah!
Post a Comment