Elvana Gjata publikon - "Gjaku im" - Një thirrje për bashkim - shiko videon
Ajjjjjjj! Na pëlqen, na pëlqen! Si ideja e videos dhe realizimi janë përfekt. Ky videoklip faktikisht duhej të ish publikuar në fund të dhjetorit,por është shtyrë për në prill pas kërkesës për disa modifikime shtesë nga grupi realizues.Gjithsej janë dashur pesë muaj punë që "Gjaku im" të vij në versionin e sotshëm e siç e shikoni ja ka vlejtur çdo minutë. Së bashku me "Bareshën" e Nexhmije Pagarushës, këto janë dy videot më të mira të këtij viti deri më sot. Kjo video me mesazh paqeje vjen nga Elvana në kohën e duhur dhe është publikuar me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë. Ndërkohë...imazhet e videos dhe se çfarë ka dashur të thojë xhaxhi autori kanë filluar të komentohen lart e poshtë...Derisa Elvana të tregojë vetë ne themi që gjithseicili mund ta interpretoj sipas mendimit të tij. Ideja në vija të përgjithshme (sipa nesh) ka të bëj me dëshirën për bashkim dhe paqe midis shqiptarëve e gjykuar nga pamjet po shkojmë pak më larg duke menduar midis shqiptarët nën pushtet e shqiptarëve në pushtet që mbajnë të lidhur vendin në mënyrë të vazhdueshme që prej pavarsisë?
Nëse lidh tekstin me videon, atëherë mesazhi bëhet pak më i thellë. Si plaku që simbolizon pushtetin si Elvana që simbolizon nën pushtetin, vijnë nga i njëjti vend,i njëjti gjak,i njëjti mjedis,të njohur, që jeta njërit i dha pushtetin e tjetrin e ktheu në pre të tijën. Në fund Elvanës i dalin flatra që unë po mendoj se janë flatrat e shqiponjës, e ajo shfaqet e vetme dhe e lirë duke treguar se pavarsisht situatave vjen një ditë, e siç e ka treguar historia - shqiptarët sërisht do mbijetojnë e do gjejnë lirinë. Tani...ata rrezik nuk e kanë menduar fare këtë ore, por....thjesht një ide nga ana jonë. Hihihihihihi!
uuuuuuu a Kjo shkon e ban klipa ne greqi
ReplyDeletee tash kishe patrijote.