Pse nuk shkruajmë për "Dancing with the Stars"?



Atëhere...Teksa në fillim pjesmarrja e Elvanës dukej si një zgjedhje e duhur, shumë shpejt ndërruam mendim, pasi që në serinë e parë Elvana tregoi që jo vetëm kishte ardhur për të fituar, por dhe se s'ka rivale në këtë konkurs. Opa! Së dyti, pavarsisht se e vetmja gjë e përbashkët midis Fredit dhe kërcimeve të ballos është ndonjë kushëri i pesëmbëdhjetë, kjo nuk e pengon atë të japi pikët më të ulta dhe disa komente të çuditshme. Psh. kur i tha Seldit se ju duk si një Drakula i butë...po pra po e kapim shakanë e tij hahahahahha sa për të qesh po pse duhet të ironizojnë vend e pa vend. Bllajk! Mirë i tha dhe Seldi, këtë fytyrë kam çfarë të bëj operacion plastik hahahahahaha. Iva tërësisht ndryshe nga hera e parë në këtë spektakël, vetëm lavdëron e lavdëron e lavdëron...po kjo gjysëm kavanozi mjalt ha para shfaqjes që i lavdëron të gjithë.Musht moj musht! Amon se nuk shtyhet! Pastaj prezantimi i Amit...(dmth kur i lënë rradhë që të flasi,sepse konkurentët flasin më shumë se të gjithë, biles më shumë flasin se kërcejnë.) si tha Ami,çfarë po kërcenin këta balet? Mirë të keqen ashtu e lëmë si të duash ti, balet po kërcejnë. Kameramanët janë skandaloz. Çifti duke kërcyer, kamera në cepin e sallës, asgjë smerrvesh, pastaj i kalon mbi kokë dhe veç kur mbaron numri.Pale pastaj kur ju dridhet imazhi loooooool. Me çfarë po xhirojnë me SuperVHS? Tani...ne po themi siç e shikojmë nga tv se si tha Çuli "Këtu në sallë duket shumë më mirë"!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.