Në "Opinion" bisedë moderrne për modelimin
Kisha kohë që nuk e ndiqja emisionin "Opinion", jo vetëm se më irriton mënyra jonormale e komunikimit në studio ku i pari s'ka respekt për të dytin e jo më për të gjashtin, por dhe sepse çdo temë artistike zhvillohet më tepër për një thyerje të monotonisë nga politika, e nuk trajtohet aspak seriozisht. Herë pas here dhe vetë Blendi hedh nga një batutë të panevojshme,të ftuarit qeshin,përmendin ndonjë emër dhe ... ku e kishim fjalën? Po! Tek muzika e sotme nga e cila hanë bukë të gjithë,për të cilën ankohen të gjithë, por kur vjen puna për të diskutuar zgërdhihen si kalamaj 12 vjeç. Dikujt muzika apo ata që shkruajnë për muzikë, mund dhe të mos ju duken diçka shumë serioze sa për tu trajtuar me rëndësinë e duhur, por ju kujtoj se të paktën ndryshe nga politika vendnumëro muzika në 20 vjet ka arritur nivelin perëndimor,ndërkohë që seriozja politikë ka shkuar 20 vjetë mbrapa.
Po le të flasim për një seri të këtij emisioni zhvilluar javën e shkuar të cilin e pashë pjesërisht teksa ndërroja kanalet e televizorit. Po diskutohej mbi modelet, pagesat e tyre,tregun,arsyet përse zgjedhin këtë rrugë etj. E di që të vjen keq...të vjen keq vërtet kur njerëz që nuk kanë gjë për të thënë dalin në tv dhe kërkojnë të thojnë diçka dhe pse s'kanë lidhje apo njohuri fare me temën e caktuar. Përse e them këtë...Po e filloj nga fakti që jo vetëm në këtë seri po dhe në seri të tjera,ankesa e parë e të ftuarve ka të bëj me Shqipërinë. Po mirë, modelet kur fillojnë karrierën e tyre, apo agjensitë kur krijohen a nuk e dinë se cilit treg i përkasin dhe ku gjenden? Nuk ka treg? Si nuk ka treg? Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Mal i zi është treg rreth 10 milionë, por nuk mund të krijosh agjensi me një investim disa mijra dollarësh (me rezervë po e them këtë) e të presësh qindra mijra në kthim. Pagesa e modeleve e ulët? Dikush ish paguar 100 euro për një reklamë? Më falni sa është paga mesatare në Shqipëri? $200! Pra për punë disa orësh modelet paguhen gati sa paga mujore e një punëtori në Shqipëri. Në Amerikë pagesat fillojnë nga $1500+, rroga mesatare mujore është $2500 ...si po i bie? Sipas vendit dhe kuvendi apo jo? Kur diskutohet për modelet, nuk diskutohet për Kate Moss,Heidi Klum,Gisele, se ato kanë marrë status të personazhit popullor, por diskutohet për modelet e përditshme. Aurela tha diku se vajzat vijnë dhe pa pagesë vetëm që të dalin në revistë. Unë kurrë s'do e bëja këtë gjë. Mike apo mik s'ka lidhje, puna është punë dhe paguhet, sepse së pari është shenjë mosrespekti, e së dyti biznesi bëhet për lekë e kur ti që drejton një revistë e një agjensi nuk paguan, ç'pret nga të tjerët? Gjatë gjithë bisedës krahasimet e tregut shqiptar bëhen gjithmonë me atë të tregut perëndimor...qesharake! Kanë dëgjuar ndonjëherë këta për linjën Nju Jork-London-Paris-Milano? S'po vazhdoj më tej. Eralda përveçse nuk tregoi asgjë interesante nga jeta e saj si modele në Amerikë, bëri gafën dhe tha se Emina Cunmulaj dhe Angela Martini fotot e para PROFESIONALE i kanë realizuar tek Fadili...ncuq ncuq. Fadili ka ndihmuar shumë ,por karriera e të dyjave ka filluar gjetkë dhe ka merita personale ndryshe nga Eralda që është përzgjedhur së bashku me shoqet e tjera. Eralda psh mund të kish treguar sesi agjensitë kur të marrin nën kontratë të ofrojnë apartament banimi, të sigurojnë portofolin etj etj. Fjoradora se çfarë tha, por e vetmja gjë që unë mbajta mend ishte kur ajo tregoi se Fadili kishte realizuar një kopertinë shumë të bukur për revistën e saj ku ishte X dhe Y modele së bashku me një modele të tretë që nuk e njihte. Hmmm...ti nuk di se kë ke në kopertinë? WOW! Po mirë ja na flit për modelet. Blendi ndërkohë përmendi karrierën si modele të Valbona Çobës në Amerikë...fatkeqësisht dhe pse ne ja uronim, Valbona s'ka pas ndonjë karrierë modelimi në Amerikë,tentativa, por jo karrierë. Më pas më mahniti kur teksa Ariani po shpjegonte se përkujdesja për veten,ndikon dhe tek njerzit rreth teje, Blendi shtoi se pastaj kur hapin gojën njerzit e bukur të kënaqin fare. Ky është i zgjuar po i shpifur dmth? Po se kur hapin gojën njerzit e shpifur nxjerrin xhevahire? Kjo është teoria? Nejse këtij që kur i pashë atë videon fantazma në radio unë, i bëj "mute" televizorit. Pastaj po bënin shaka sesi tani të gjithë me një aparat fotografik janë bërë fotografë. Harruan të shkretët se nuk është aparati ai që bën fotografin. Jo për gjë po Andy ëarhol, David Hockney etj disa prej punimeve më interesante i kanë kryer me polaroid. Pastaj filluan të flisnin sesi modelet e të famshmit në të vërtetë në jetën reale nuk janë aq të bukur sesa në tv apo revista. Më fal, a nuk ishte Afërdita dhe Eralda aty? Si po ju dukeshin? Po njerëz janë dhe aktorët sëmuren e lodhen ndonjëherë s'ka lidhje. Mua vetëm Afërdita më pëlqeu. Foli pak dhe as nuk u mundua të dukej,as gënjeu. Tregoi atë që është biles dhe korrigjoi Eraldën në momentin e duhur. E sa për Blendin...Angela ka realizuar një katallog të tërë për një prej kompanive më të mëdhaja në Amerikë, e qëllimi i tij ishte të shfaqte "foton e famshme"? Shumë jo profesionale. Ishin duke folur për modelimin e jo skandalet. Të mos flas pastaj për të qeshurat dhe ironizimet e tij në lidhje me dëshirën e meshkujve për të modeluar. U zgjata pak, sepse më vjen inat që bëjnë diskutime sa për të thënë, sa për të nxitur thashetheme e komente në rrjete shoqërore, një reklamë indirekte. Ka shumë njerëz të cilët mund të flasin më qartë më mirë e më seriozisht për modelimin. Dikush që arrin të thojë një fjali pa shtrembërosur buzën apo ju ndërprerë fjala. Dikush që di të tregoj se një prej modeleve të reja më të mira në botë është Erjona Ala. Mbi të gjitha, të ftojnë njerëz që së pari të dinë se ku jetojnë e për kë punojnë, e që mos të ankohen shumë për Shqipërinë se nuk e dinë se me fat janë.
Post a Comment