Rene Redzepi në listën e 100 personave të vitit nga revista "Time"
Çdo vit revista e njohur amerikane "Time" prezanton anketën e 100 personave më të rëndësishëm dhe më me influencë në botë. Janë këta personazhe të cilët sipas "Time" kanë sjell ndryshim në sferën e jetës që përfaqësojnë në mbarë botën duke filluar që nga shkenca,politika,muzika,moda,gatimi etj. Rene Redzepi i cilësuar për dy vjetë rresht si guzhunjieri më i mirë në botë, është përzgjedhur jo vetëm për faktin se ka vendosur në hartën botërore ushqimet dhe recetat e gatimit nordik,por dhe sepse ka nisur një trend të ri; Atë të gatimit lokal dhe sezonal në restorante. Ceremonia e ndarjes së çmimeve "Time Person of the Year" mbahet në datën 24 prill në Nju Jork e nëse Rene do të marrë pjesë ne do mundohemi ta përshëndesim si shqiptarin e vetëm në këtë klasifikim. Momentalisht "personi" i vitit pretendohet që të shpallet "Anonymous", një grup vjedhësish elektronik , të cilët nëpërmjet mesazheve dhe kërrcënimeve të tyre online kërkojnë ti kundërvihen qeverisë dhe të sjellin paqe dhe drejtësi për popullin. Mua personalisht më duket qesharake, se këta s'kanë bërë ndonjë gjë më tepër sesa vjedhjen e një apo dy faqeve interneti të Fox News apo diçka...pfff.
Post a Comment