Header Ads

Rita Ora publikon "R.I.P" - Shiko Videon


Sa mirë që po vëj re që të gjithë e paskan ditur që Rita do bëhej superstar! Biles, jo vetëm kaq po paskan qënë dhe të parët që paskan shkruar për të. Mirë bravo! Me "R.I.P" Rita tashmë ka siguruar V.I.P status, duke arritur 1 milion shikime brenda 24 orëve,nëse të njëjtin fat ka dhe me shitjet e këngëve atëherë me plot gojë mund të themi se "ka lindur një yll". Ndërkohë që këngën e kam thënë që më pëlqen shumë,të njëjtën gjë mund të them pak a shumë dhe për videon, përveç atyre ndërprerjeve të njëpasnjëshme dhe shumë të shpeshta që na dhanë migrenë dhe janë të panevojshme. Gjithashtu se harrova, përveçse sukses në muzikë, Rita po krijon vend dhe në botën e modës duke rikthyer në modë bluzet e lidhura në mes që tashmë kanë filluar të shfaqen ngado. Një vit nga dita e sotme,kjo vajzë do jetë kudo!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.