Header Ads

Bleona Qëreti përkrah Steven Seagal në "True Justice 2"



Bleona Qereti para pak kohësh ka lajmëruar fansat e saj se kishte përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah Steven Seagal. Ne të Albaniac kryem një kërkim të shkurtër dhe mësuam se lajmi është mëse i vërtetë! Bleona do të interpretoj në rolin e Lunës, në serialin televiziv "True Justice" sezoni i dytë i të cilit do filloj transmetimet në muajin nëndor në kanalin me pagesë Reelz, ndërkohë që momentalisht në këtë kanal po transmetohet sezoni i parë. Seritë e këtij seriali gjithashtu po publikohen në DVD me episode si filma të veçantë. Bleona në këtë serial do të interpretoj përkrah Steven Seagal dhe flet shpesh herë shqip.  

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.