Shqiptari Rene Redzepi përshëndet shqiptarët nga Time 100 Gala.-Shiko videon

Shqiptari Rene Redzepi është vlersuar këtë vit nga revista "Time" si një prej personave më me influencë në botë të cilët me veprimtarinë e tyre kanë ndikuar në ndryshimet shoqërore,ekonomike e kulturore në planetin tonë gjatë këtij viti. Unë isha aty për ta uruar,bërë disa pyetje të shkurtra dhe për të ju sjellë në video një përshëndetje për të gjithë shqiptarët. Në person Redzepi ishte shumë i sjellshëm,shoqërohej nga një femër bjonde shumë elegante dhe u gëzua kur i tregova që jam nga Shqipëria dhe që krenohemi me suksesin e tij etj etj. Duke qënë se koha nuk na lejonte për më gjatë, unë shkurtimisht e pyeta për ushqimin shqiptar më të preferuar prej tij dhe ai më tha se i pëlqejnë fasulet. HA! Nuk ka ende një datë për të vizituar Shqipërinë, për shkak të impenjimeve të shumta,por ka shumë dëshirë që të ndodhë së shpejti. Përveç restorantit të tij "Noma" në Danimark i cili është momentalisht për të tretin vit rradhazi restoranti numër një në botë, Redzepi nuk ka plan të hapë tjetër restorant. Në lajme të tjera, Rene Redzepi dhe restoranti i tij "Noma" për të tretin vit rresht janë shpallur nga revista "Restaurant" si restoranti dhe guzhunjeri më i mirë në botë. Arritja më e madhe në fushën e gatimit prej Redzepit është përdorimi i perimeve dhe recetave sezonale,organike dhe vendase në restorantin e tij. Më poshtë mund të shikoni dhe videon përshëndetëse si dhe disa foto e video nga tapeti i kuq i kësaj gale.



Cilësia nuk është e mirë,sepse gjithçka është marrë me celular dhe për më tepër blicat e paparacëve line mua po më qërruan dhe celularin.Seriozisht njerëz më të bezdisur grrrrrr. Një sqarim i vogël. Në këtë gala mbahet dhe një tapet tjetër,por aty lejohen vetëm televizionet që kanë blerë të drejtën e transmetimit, ndërkohë që në darkën e madhe shtypi nuk është i pranishëm.








Barbara Walters

Azis Ansari

Claire Danes

Tilda Swinton

Mia Farrow

Matt Lauer

Kristen Wiig

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.